Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë fshatin Kuqan në Elbasan ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Raportohet se brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar. Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndër të tjera, raportohet se zjarri është shkaktuar nga një cigare e lënë ndezur nga i moshuari.