6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërballja me zjarre, përmbytje dhe tërmete/ Rriten Sigurimet e Pronës në Greqi

Përballja me zjarre, përmbytje dhe tërmete/ Rriten Sigurimet e Pronës në Greqi

Sipas shifrave të publikuara nga HAIC – Shoqata Helenike e Shoqërive të Sigurimeve, tregu grek i sigurimeve arriti në 2.8 miliardë euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, 6.7% më shumë se një vit më parë (2.63 miliardë euro).

 

Sigurimet e jo-jetës u rritën me 8.5% duke arritur në 1.44 miliardë euro, ndërsa në sigurimet e jetës, siguruesit grekë gjeneruan rreth 1.37 miliardë euro, ose 4.90% më shumë se viti i shkuar.

 

Në një vit në të cilin Greqia u përball sërish me fatkeqësi të shumta natyrore, sigurimi i pronës pa një rritje prej 14.77%, duke arritur në 300.85 milionë euro në 6 mujorin e parë.

 

LEXO EDHE: Greqia sërish në luftë me zjarre vdekjeprurëse/ Pse nuk duhen neglizhuar Sigurimet

 

Gjatë kësaj periudhe, siguruesit i janë përgjigjur rritjes së shpeshtë të zjarreve, tërmeteve dhe përmbytjeve duke përmirësuar edhe produktet e sigurimit, të dizajnuara për të ofruar mbrojtje kundër fatkeqësive natyrore.

 

Nga rreth 6.17 milionë shtëpi të regjistruara në Greqi, vetëm rreth 1 milion janë të siguruara privatisht.

 

Për të rritur nivelin e sigurimeve, qeveria greke ka prezantuar një sërë masash që synojnë rritjen e sigurimit të pronës, duke përfshirë ofrimin e stimujve fiskalë për pronarët e shtëpive dhe detyrimin e sigurimit për disa kategori.

 

LEXO EDHE: Riaktivizohen tërmetet në rajon/ Ja pse na shërben Sigurimi i Pronës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat