5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër të katërtin vit rradhazi/ Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore gjatë...

Për të katërtin vit rradhazi/ Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore gjatë 2023-shit tejkaluan 100 miliardë dollarët

Instituti “Swiss Re” zbulon se, humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore, në nivel global, kaluan 100 miliardë dollarët gjatë vitit 2023, shifër kjo që arrihet për të katërtin vit radhazi.

Humbjet totale të siguruara arritën arritën në 117 miliardë dollarë, me katastrofat natyrore që përbëjnë 108 miliardë dollarë dhe katastrofat e shkaktuara nga njeriu përbëjnë pjesën tjetër.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, stuhitë e forta dhe përmbytjet në disa shtete janë “kontribuesit” kryesorë në këtë shifër.

Duke qenë katastrofa natyrore më shkatërruese e vitit, tërmeti në Turqi dhe Siri shkaktoi humbje të siguruara prej 6.2 miliardë dollarësh, sipas Swiss Re.

Viti u shënua edhe nga një frekuencë e lartë ngjarjesh me142 katastrofa natyrore të siguruara vendosën një rekord të ri.

Swiss Re shpjegon se shumica ishin me ashpërsi mesatare, duke rezultuar në humbje prej 1-5 miliardë dollarë.

Nga ato 30 ngjarje, 21 ishin SCS, një nivel i ri i lartë, që përbën 64 miliardë dollarë humbje të siguruara.

Swiss Re vëren se ekspozimet në rritje për shkak të rritjes ekonomike dhe të popullsisë, urbanizimit dhe akumulimit të pasurisë “mbeten forca kryesore” pas rritjes së humbjeve të lidhura me efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat mund të përkeqësojnë trendin.

“Një bashkëpunim me siguruesit kryesorë, shoqatat e sigurimeve dhe sektorin publik mundëson një shkëmbim të dhënash i cili është kyç për zbutjen e rrezikut të përbashkët”, thotë Swiss Re.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, humbjet totale ekonomike arritën në 291 miliardë dollarë, nga të cilat 280 miliardë vinin nga katastrofat natyrore.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat