15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas Italisë, përmbytje në Gjermani e shtete të tjera/ Pse kemi mevojë...

Pas Italisë, përmbytje në Gjermani e shtete të tjera/ Pse kemi mevojë për sigurimet

Pas veriut të Italisë shirat e dendur kanë përmbytur rrugët në jugperëndim të Gjermanisë.

Në perëndim të vendit, reshjet e dendura të shiut kanë çuar në përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në shtetin e Saarland.

Kryeqyteti i shtetit Saarbrücken dhe bashkitë e tjera kanë parë evakuime të konsiderueshme për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Probleme ka edhe në Francë, Holandë dhe Belgjikë.

SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE

Edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, nuk duhet të harrojmë faktin se, Shqipëria është shteti më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore.

Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.

Ndaj Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore është shumë i nevojshëm sepse “kapriçiot” e  natyrës mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.

Për këto arsye, vazhdimisht kemi apeluar në vazhdimësi tek qytetarët dhe bizneset që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, të konsoliduara prej shumë vitesh tashmë, ofrojnë mbulimime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.

Pse duhet zgjedhur SIGAL UNIQA?

Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, nuk është thjesht më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania e themeluar në vitin 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” është edhe një ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore.

Sipas “Top SEE 100 Insurers”, publikuar nga “See News”, SIGAL UNIQA është mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimit në Evropën Juglindore (vendi 48).

25 vjet lidere në tregun rajonal të sigurimeve

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara

Bashkëpunuese me emrat më të mëdhenj të risigurimeve në botë si: “Munich Re”, “Swiss Re”, “UNIQA Re”, “Hannover Re” etj çka bën që SIGAL UNIQA të mos i trembet asnjë dëmi, sado i kushtueshëm të jetë ai.

LEXO EDHE: Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

Ndërsa humbjet nga përmbytjet për automjetet mbulohen nga një policë Sigurimi KASKO.

Të kesh një policë sigurimi kundër katastrofave natyrore është një mënyrë për të mbrojtur plotësisht asetet tuaja nga kostot e dëmtimeve dhe/ose humbjeve që mund të shkaktohen nga përmbytjet.

Nëse nuk e keni një sigurim, çdo dëm në pronën tuaj do të paguhet nga xhepi juaj.

LEXO EDHE: FOTO/ Të vjen nga nuk e pret! Pse makina juaj ka nevojë për Sigurimin KASKO

MOS HARRONI! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

A jeni gati për të blerë?

Shumë e thjeshtë! Online në www.sigal.com.al ose në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.

Për më shumë pyetje shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Si natyra godet ekonominë/ Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, rreth 5 mijë shqiptarë të prekur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat