14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmePas Italisë edhe Spanja përballet me reshje të dendura, mbyllen shkollat dhe...

Pas Italisë edhe Spanja përballet me reshje të dendura, mbyllen shkollat dhe universitetet

Shirat e dendur në Spanjë kanë bërë qe autoritetet spanjolle të mbyllin shkollat, universitetet dhe kopshtet si një masë paraprake.

Reshjet e shiut goditën bregdetin juglindor të vendit pas një thatësire të gjatë, duke lënë bodrume të përmbytura, makina të “fundosura” dhe rrugë të mbyllura.

Reshjet e mëdha pritet të vazhdojnë edhe për pjesën tjetër të ditës në zonat më të goditura, duke përfshirë pjesë të rajoneve të Murcias, Valencias dhe Andaluzisë.

Në qytetin e Kartagjenës, shërbimet e urgjencës u përpoqën të kullonin rrugët e përmbytura shumë. Pamjet nga televizioni lokal treguan se uji kishte mbuluar pothuajse plotësisht veturat dhe motoçikletat e parkuara.

Disa vende në rajonin e Valencias kishte më shumë shi në pak ditë sesa në gjashtë muajt e fundit së bashku, njoftoi agjencia kombëtare e motit AEMET.

Me 130 litra për metër katror, ​​qyteti i Ontinyent në rajonin e Valencias pati një sasi rekord reshjesh në një ditë në maj krahasuar me njëqind vitet e fundit, shtoi agjencia.

“Shiu mund të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të një thatësire të zgjatur në Spanjë, e cila ishte në rrugën e duhur për ta bërë këtë pranverë më të thatën e regjistruar që nga viti 1961”, tha zëdhënësi i AEMET, Ruben del Campo.

Pavarësisht reshjeve, ai shtoi se kjo pranverë pritet të jetë ndër më të thatat e regjistruara ndonjëherë.

“Reshjet në të gjithë vendin nga tetori 2022 deri më 21 maj të këtij viti, ishin 28 për qind nën mesataren për atë periudhë”, tha Del Campo.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat