Sigurimi i Pasurisë vijon ti besohet SIGAL UNIQA Group Austria-s.
Ky është përfundimi i raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2023.
Sipas AMF, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-mars 2023 siguruan mbi 1,273 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 63.47%.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-mars 2023, vihet re një rritje prej 40.65% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-mars 2022.
Po sipas Autoritet të Mbikqyrjes Financiare, nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, në Sigurimin e Pasurisë SIGAL UNIQA zotëron thuajse gjysmën e totalit të tij, 47%, rritje me afro 10% krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2022.
Nëse flasim me shifra konkrete, në 3-mujorin e parë të vitit 2022, SIGAL UNIQA numëronte 211,575,000 Lekë prime të shkruara, ndërsa këtë 3-mujor 379,725,000 Lekë.
Përse shqiptarët i besojnë SIGAL-it Sigurimin e Pronës
Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.
SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.
Në 24 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.
Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive dhe bizneseve por edhe objekteve publike siç janë Kinema Millenium në Korçë apo Teatri Skampa në Ebasan, që të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri por të rikthyera në gjendjen e mëparshme falë sigurimit në SIGAL UNIQA.
LEXO EDHE: 60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA
Kjo sjellje korrekte e kompanisë ka bërë që edhe sot, pas 24 vitesh, SIGAL UNIQA të jetë emri më i besuar për Sigurimet e Pronës.
Ndaj mos prit as ti më shumë! Merr tani një ofertë për Sigurimin e Pronës duke shkruar në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]