Numri i bankomateve ka shënuar rekord gjatë vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i ATM-ve u rrit me 8.2%. Në të gjithë vendin janë 925 bankomate, nga 855 që ishin në vitin 2022.
Përveç funksionit klasik të tërheqjes së parasë cash, ATM-të që po instalohen vitet e fundit, kryesisht ATM-të që vendosen në degët e bankave, ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit të parave. Nëse do t’i analizojmë sipas funksionit shohim se rritjen më të lartë e kanë pasur ATM-të me funksion depozitim të parave cash. Në vitin 2023 numri i tyre u regjistrua në 370 me një rritje prej 21.3%.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se me rritje po ashtu paraqiten edhe ATM-të me funksion tërheqje dhe me funksion urdhër transfertash me 1.3% dhe 11.1% përkatësisht. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.43 milionë, me një rritje me 4.6% krahasuar me një vit më parë.
EDHE SIGURACIONET PO BLIHEN GJITHMONË E MË SHUMË ONLINE
Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar edhe në industrinë e sigurimeve duke bërë që numri i policave të sigurimit që shiten online të rritet ditë pas dite.
Një mundësi e tillë kursen kohë dhe para pasi çdo qytetar shmang kostot e karburantit dhe ato të parkimit për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që i nevojitet.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online ndërsa sot qëndron në pararojë me kompanitë e tjera.
Kushdo mund të hyjë në website-n e kompanisë dhe të blejë direkt nga celulari siguracionet që i nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.
Siguracionet që mund të blihen Online në SIGAL UNIQA:
- Shëndet
- Pronë
- Automjet
- Marina
Përfitimet kryesore të blerjes Online të sigurimit:
1- Komfort
Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë.
2 – Kursim kohe
Duke porositur ose blerë online policën e sigurimit që ju nevojitet ju kurseni edhe kohë. Kjo pasi nuk duhet të dilni nga shtëpia apo puna, të përdorni automjetin apo transportin publik për të shkuar pranë kompanisë së sigurimit.
3- Informim
Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit Online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.
4- Prime më të lira
Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve në internet kanë qenë përfitimet e kostos që ka sjellë për blerësit.
Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.
5- Automatizim
Edhe nëse nuk jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve.
Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.
6- Asistencë e shpejtë
Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platformës së blerjeve të sigurimit Online, kompanitë e sigurimit ofrojnë asistencën Online me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të proçedurës.
7 – Mbrojtje ndaj mjedisit
Nga viti 2010 deri në vitin 2060, konsumi global i letrës pritet të dyfishohet. E njëjta gjë do të jetë edhe sasia e mbeturinave të letrës.
Një rritje e prodhimit të letrës do të rrit gjithashtu shpyllëzimin e pyjeve në mbarë botën që tashmë janë në një gjendje kritike dhe vazhdimisht përkeqësohen.
Në 40 vitet e fundit, përdorimi i letrës është rritur 400%. Kjo do të thotë se mbi 2 milion drunj priten çdo ditë për konsum global të letrës, që do të thotë se 4 miliard drunj priten çdo vit për t’i shërbyer nevojave tona për letër.
Me Sigurimin Online ne përveç se kursejmë kohë dhe para, ndikojmë pozitivisht edhe në mjedis.
BLI KËTU ONLINE SIGURACIONIN QË JU NEVOJITET