Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqeëzimit të Rrilës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet, në aksident janë përfshirë një mjet Range Rover, një Mercedes Benz dhe një makinë tjetër.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur, drejtues i një prej mjeteve.
Lexo edhe: Aksidentet rrugore dhe pasojat/ Shqipëria e 8-ta në botë për numrin e viktimave në rrugë
Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e ketij aksidenti.
Lexo edhe: Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit