14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPamje të tmerrshme nga përmbytjet e rrëshqitjet e tokës në Itali/ Shqipëria...

Pamje të tmerrshme nga përmbytjet e rrëshqitjet e tokës në Itali/ Shqipëria në “rreth të kuq” por shqiptarët “të zbuluar” ndaj katastrofave natyrore

Moti i keq pushtoi ishullin Ischia, afër Napolit, gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje masive të tokës.

Emergjencat Civile kanë gjetur trupat e pajetë të 7 personave, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për 5 persona të tjerë të shpallur të zhdukur.

Mes viktimave janë konfirmuar 3 fëmijë, një prej tyre i porsalindur.

Autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Fatkeqësitë natyrore, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre, duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi.

Shqipëria, sipas një studimi të Bankës Botërore, është një nga vendet më të rrezikuara, ku ngjarja më rëndë ishte tërmeti i nëntorit 2019, që preku të paktën 11 bashki me pasoja fatale, sidomos në disa prej tyre. Por edhe përmbytjet e para pak ditëve në disa zona të vendit.

Pasojat e fatkeqësive natyrore janë jashtëzakonisht të mëdha, në disa këndvështrime. Ato janë të shoqëruara me humbje jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve.

Por pavarësisht këtyre të dhënave, Sigurimi i Pronës ende nuk shihet si nevojë për financat e çdo familje shqiptare, duke reflektuar kështu kulturën e ulët të sigurimit.

Faktori i parë është kultura jonë qytetare që gjithçka e kemi lënë në dorë të Zotit dhe e dyta është mungesa e një sërë ligjesh nga ana e shtetit që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

Nëse krahasohemi me vendet fqinje, ato kaluan pothuajse të njëjtin sistem, por industria e sigurimeve atje pësoi ndryshime rrënjësore duke njohur një zhvillim të dukshëm kohë pas kohe.

Sot, Shqipëria konsumon vetëm 35 euro sigurime për frymë në vit, vendet fqinje konsumojnë 3-4 fish më shumë, ndërsa Europa ka një mesatare prej 3000-4000 euro për frymë në vit për individ.

Nuk duhet harruar se:

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve, aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve, aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj  likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Për fatin e mirë të të gjithë qytetarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Në SIGAL UNIQA ju e blini atë për vetëm 1 euro m2.

Sigurimi i Pronës, tashmë vetëm një klikim larg

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Siguroni apartamentin, vilën, shtëpinë private nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini direkt nga celulari siguracionin e pronës. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt”.

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet e paparashikuara por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë…

Siguroni asetet tuaja me vlerë nga katastrofat natyrore!  

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEKatastrofat natyrore, industria e sigurimeve dhe roli i shtetit si “rregullator”

LEXO EDHE: Përmbytje dhe dëme të mëdha/ Siguracioni që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat