Publikohet momenti kur efektivi i policisë së Durrësit Mariglen Allka është përplasur nga një makinë kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së qytetit bregdetar mbrëmjen e së enjtes.
Në pamje shihet efektivi që kalon me kujdes njërën korsi te vijat e bardha, por nga krahu tjetër vjen makina me shpejtësi të lartë që drejtohej nga Antonio Frroku.
Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër.
Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 18:35 në lagjen nr.8.