Një aksident masiv është regjistruar ditën e djeshme në Oregon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë përfshirë me dhjetëra makina.
Mediat amerikane bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq, pasi në rrugë kishte akull, ndërkohë që dhe era ishte shumë e fortë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona.