14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPacientët në spitalet Covid, probleme në mushkëri

Pacientët në spitalet Covid, probleme në mushkëri

Personat e prekur nga Covid-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor variojnë mesatarisht në 13-14 shtrime çdo 24 orë.

Sipas mjekes Elda Qyrja në spitalin Covid 1, një pjesë e konsiderueshme e këtyre pacientëve kanë nevojë për oksigjenoterapi.

“Fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre kanë goxha prekje pulmonare dhe kanë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi që është arsyeja kryesore pse këta pacientë i drejtohen 127 dhe jo spitalit. Janë pacientë që i janë drejtuar mjekut të familjes, i cili e ka bërë detyrën e tij, por le të themi që është edhe një ecuri e sëmndjes. Më pas, është një përqindje fare e vogël e pacientëve që nuk mendojnë se mund të jetë Covid dhe drejtohen me vonesë te mjeku i familjes dhe ne”.

Gjatë kësaj periudhe personat që kërkojnë ndihmën e specialistëve janë më shumë me variantin Delta dhe të pavaksinuar.

“Nga rëndesa e klinikës që ne kemi, pacientët e shtruar janë më shumë me Delta. Jemi ende herët që të flasim për prekje pulmonare nga Omicron. Të pavaksinuarit mbizotërojnë, rreth 70-80%”.

Që prej muajit Dhjetor në vendin tonë është konfirmuar dhe prania e variantit Omicron të koronavirusit, ndaj autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes dhe vaksinim për të qenë sa më të mbrojtur. /KlanNews

Lexo edhe: Rekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat