Miliona njerëz në mbi 190 vende të botës, u zhytën në errësirë mbrëmjen e së shtunës, për të treguar solidaritet dhe përkushtim në shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimatike.

Në Sidney, ku u prezantua për herë të parë iniciativa në vitin 2007, dritat  në Shtëpinë ikonike të Operës u fikën së bashku edhe me ndërtesa të tjera në qytetin e Sidneit.

Koloseu antik në Romë, u bë pjesë e fushatës globale e po ashtu monumentet turistike në Bangkok të Tajlandës qëndruan për një orë në errësirë për të inkurajuar qytetarët të kursejnë energji elektrike.

Edhe Akropoli i famshëm e humbi për pak shkëlqimin e tij për Orën e Tokës ashtu si godina të tjera në kryeqytetin grek. Edhe Kulla Eifel e Parisit u errësua për shtatë minuta të shtunën, duke u bashkuar me monumentet në mbarë botën për të shënuar Orën e Tokës.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Katedralen “Sagrada Familia” në Spanjë ku turistët e huaj vlerësuan nismën e ndërmarrë.

Kësaj nisme nuk i mungoi as Kulla “UNIQA”, një prej godinave simbol në kryeqytetin austriak Vjenë fhe zyrat qëndrore të grupit të sigurimeve “UNIQA Insurance Group”.

Kompania austriake e sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, pjesë e së cilës është edhe SIGAL UNIQA Group Austria, punon vazhdimisht për të mbështetur transformimin e qëndrueshëm dhe të gjelbër të ekonomisë.

Kompania është e përkushtuar ndaj objektivit 1.5 gradë të Marrëveshjes së Klimës së Parisit dhe synon të jetë neutrale ndaj klimës në Austri deri në vitin 2040.

Vënia në punë e sistemit të ri fotovoltaik në çatinë e Kullës UNIQA në Vjenë më 31 korrik 2023 përfaqëson një moment historik për kompaninë dhe jo vetëm.

Ky është sistemi më i madh ‘PV’ deri më sot dhe në të ardhmen mund të prodhojë 100,000 kWh energji elektrike në vit dhe që korrespondon me konsumin e rreth 30 familjeve.

Ky sistem shmang gjithashtu emetimet e rreth 21 ton CO2 (dioksid karboni).

LEXO EDHEMbrojtja e Klimës/ CEO i “UNIQA” në takimin me anëtarët e “Green Finance Alliance”: Së bashku kemi përgjegjësinë për të ndërmarrë veprime

Më shumë se sa ekonomike fikja e dritave për një orë  është një gjë simbolike, të ndalesh dhe të mendosh për një orë  për jetën dhe për botën.

Fushata organizohet nga grupi “World Wide Fund for Nature”, dhe që prej 2007 është shndërruar në një lëvizje globale që zhvillohet në shume vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu