1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOKB paralajmëron shtrenjtim tjetër të ushqimeve, preket edhe Shqipëria

OKB paralajmëron shtrenjtim tjetër të ushqimeve, preket edhe Shqipëria

Çmimet ndërkombëtare të ushqimeve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, sipas një deklaratë të Agjencisë së Ushqimit të OKB-së

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se Ukraina nuk do të mund të prodhojë për shkak të luftës. 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mund të mbillen, shkruan BBC.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Sëbashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.

Gjithashtu 12 milionë njerëz mund të vuajnë nga kequshqyerja në 2022-2033.

Nga shtrenjtimi i ushqimeve është prekur i gjithë rajoni jonë, përfshi Kosovën dhe Shqipërinë.

Vetëm në shkurt, ushqimet në Shqipëri u rritën me gati 7% sipas INSTAT, ndërsa në Kosovë edhe më tepër. Gjasat janë që rritja të vijojë për shkak të mbylljes së eksportit të grurit nga Rusia, Ukraina dhe Serbia.

LEXO EDHE: Lufta në Ukrainë, 4 frontet ku goditet ekonomia shqiptare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat