19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOKB: 2 milionë viktima nga katastrofat natyrore në 50 vite

OKB: 2 milionë viktima nga katastrofat natyrore në 50 vite

Moti ekstrem ka shkatërruar thuajse 12 mijë katastrofa nga viti 1970 deri në vitin 2021 në të gjithë botën. Pasojat e këtyre kushteve klimaterike kanë sjellë mbi 2 milionë viktima, 90% prej të cilëve në vendet në zhvillim, kurse dëmet ekonomike arrijnë pothuajse në 4.3 trilionë dollarë.

Shifrat u bënë publike sot nga Organizata Botërore Meteorologjike, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në deklaratë specifikohet se dëmet ekonomike janë rritur dramatikisht, por shtohet se përmirësimet e bëra në sistemet e paralajmërimit dhe menaxhimit të katastrofave kanë ulur shkallën e humbjeve në jetë njerëzish në gjysmë shekulli.

Pjesa më e madhe e dëmit ekonomik midis 1970 dhe 2021 u regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në total 1.7 trilion dollarë  ndërsa 9 në 10 viktima në mbarë botën u regjistruan në vendet me zhvillim.

Ndikimi ekonomik, në raport me produktin e brendshëm bruto, është ndjerë gjithashtu më shumë në vendet në zhvillim.

OKB-ja tashmë ka si synim kryesor që të sigurojë paralajmërimet e hershme deri në fund të 2027.

LEXO EDHE: Sigurimet në Shqipëri/ Hajdarmataj: Vend me risk të lartë nga katastrofat natyrore por kemi nivelin më të ulët të sigurimit në rajon. Edukimi financiar, i rëndësishëm

Shqipëria, më e rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Të paktën 30.000 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995.

4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit

Sipas raportit 2018, të FAO (Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës është një sigurim, i cili duhet të bëhet nga çdo familje apo biznes sepse askush nga ne nuk mund të parashikojë dhe të parandalojë katastrofat natyrore. Dhe si të tillë, të gjithë jemi të rrezikuar prej tyre.

Mos harrojmë faktin që tashmë tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm, duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: Më thjesht, më mirë dhe më lirë/ Ja hapat e blerjes online të Sigurimit të Shtëpisë

Le të përballojmë kostot emocionale dhe/ose fizike që këto katastrofa shkaktojnë meqenëse nuk mund t’i parandalojmë të ndodhin, por të paktën të mos vuajmë dhe “shokun” psikologjik të “ku do t’i gjejmë paratë që më duhen për të ndërtuar apo për të riparuar shtëpinë”.

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat