Një tërmet me fuqi prej 2,5 ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në periferi të Shkupit.
Tërmeti ka qenë me epiqendër afër fshatit Studeniçan me një thellësi prej 10 km.
Lexo edhe: Tërmetet – Shoqëritë e Sigurimeve apel qytetarëve për Sigurimin e Pronës dhe Jetës
Nuk raportohen dëme dhe nuk dihet ende nëse këto lëkundje janë ndjerë nga banorët.
Mbrëmjen e së dielës një tërmet i fuqishëm prej 5.8 i shkallës Rihter goditi Greqinë, ku dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit.
Dridhjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku gjegjësisht janë dëmtuar edhe disa ndërtesa në Manastir.