5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ka surpriza/ Ja kompania e sigurimit më e besuar nga shqiptarët...

Nuk ka surpriza/ Ja kompania e sigurimit më e besuar nga shqiptarët për Sigurimin e Pronës

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi një ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, për periudhën janar-maj 2023.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për këtë periudhë kapën vlerën 8,959 milionë lekë, ose 15.29% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 505,098, me një rritje prej 13.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Sa i përket portofolave të Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-maj 2023 siguruan mbi 2,209 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.97% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-maj 2023, vihet re një rritje prej 37.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.13% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Ndërsa sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë brand-i të cilit i besohet më së shumti pasuria.

Sipas raportit të AMF, kompania, pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, ze 52% të tregut për 5-mujorin janar-maj 2023.

Nëse i gjithë tregu ka arkëtuar 1,52 miliardë Lekë prime, vetëm SIGAL UNIQA ka arkëtuar mbi 780 milionë Lekë dhe në diferencë të madhe me kompaninë e dytë në rënditje.

Përse shqiptarët i besojnë SIGAL-it Sigurimin e Pronës

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është gjigandi austriak “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.

Në mbi 24 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar mbi 400 milionë euro dëme në banesa, biznese, shëndet, automjete etj.

Kjo shumë kolosale nuk do të thotë jo vetëm rimbursim për çdo të papritur shëndetësore, rikthim në gjendjen e mëparshme të automjetit apo zëvendësimin e tij por edhe rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra objekteve, përfshirë edhe ato publike  por edhe objekteve publike, siç janë Kinema “Millenium” në Korçë apo Teatri “Skampa” në Ebasan, që të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri por të rikthyera në gjendjen e mëparshme falë sigurimit në SIGAL UNIQA.

Pa harruar edhe mbi 20 milionë eurot e paguara pas tërmeteve tragjike të vjeshtës 2019.

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL UNIQA ma pagoi dëmin brenda javës

Kjo sjellje korrekte e kompanisë ka bërë që edhe sot, pas  më shumë se 24 vitesh në treg, SIGAL UNIQA të jetë emri më i besuar për Sigurimet e Pronës.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat