Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ka goditur pasditen e sotme qytetin turistik të Muğlas.
Sipas deklaratës së agjencisë kundër fatkeqësive natyrore në Turqi, tërmeti ka magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e ka pasur në zonën Marmaris të Muğla-s.
Tërmeti me thellësi 61.85 kilometra është ndjerë edhe në İzmir, Aydin, Bodrum dhe disa prej ishujve grekë.
Ndërkohë, një tjetër velrësim ka bërë Instituti Gjeodinamik i Athinës, që njofton se tërmeti ka qendrën në bregdetin turk, rreth 35 km në verilindje të ishullit të Symit dhe thellësia fokale ka qenë 57.8 kilometra.
LEXO EDHE: Tërmeti u prishi shtëpinë nga 2+1, shteti u jep 1+1