14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk dinë t’u përgjigjen pyetjeve/ Më pak se 13% e atyre që...

Nuk dinë t’u përgjigjen pyetjeve/ Më pak se 13% e atyre që ritestohen marrin patentën

Më shumë se 1 mijë drejtuesve të automjeteve iu është hequr patenta në dy vitet e fundit. Kjo për shkak të gabimeve në drejtimin e mjetit, që shpesh ka prodhuar aksidente rrugore.

Pasi kanë humbur të 20 pikët e patentës, këta drejtues mjetesh janë futur për ritestim.

Por të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se më pak se 13% e atyre që ri-testohen arrijnë të marrin patentën.

Nga 1024 drejtues mjetesh të futur në provim për të rimarrë patentën në harkun qershor 2022-mars 2024 kanë arritur të rimarrin lejen e drejtimit.

Sipas sistemit aktual, çdo drejtues mjeti, në momentin që fiton të drejtën për t’u pajisur me patentë, përfiton njëkohësisht një total prej 20 pikësh.

Për çdo gabim që ai bën, pikët ulen deri në zerim.

Pas kësaj drejtuesi duhet të regjistrohet sërish në autoshkollë për t’iu nën-shtuar më pas testimeve.

LEXO EDHEAksidentet automobilistike/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat