14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

Ditën e premte Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell.

Nuk do të mungojnë as vranësirat e herëpashershme në formën e reve të mesme dhe të larta transparente.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • Në zonat malore -2 deri15 °C
  • Në zonat e ulëta 0 deri 21°C
  • Në zonat bregdetare 5 deri 21 °C
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat