Moti parashikohet të sjellë temperatura të ftohta nga Arktiku drejt Evropës Lindore dhe Qendrore deri të shtunën dhe të dielën, duke u përhapur më në jug në të gjithë Gadishullin Ballkanik në fillim të javës së ardhshme.
Një stuhi dimri po vjen në Ballkan
Stuhia e dimrit do të fillojë të forcohet të shtunën në vendet jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë, me reshje të dendura shiu dhe bore.
Gjithashtu do të sjellë një masë ajrore dukshëm më të ftohtë në Ballkan.
Dëbora do të jetë e dendur gjatë mbrëmjes së ditës së shtune, ku me reshje më intensive të borës do të ketë në Bullgari. Moti i tillë gradualisht do të përhapet në verilindje të Detit të Zi dhe do të bëhet më intensiv deri në mëngjesin e së dielës.
Një stuhi e re dimërore ka të ngjarë të zhvillohet mbi Beneluks dhe të udhëtojë drejt rajonit alpin nga e hëna në mbrëmje në të martën. Sipas këtyre informacioneve do të ketë më shumë borë dhe do të përfshijë pjesë të Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe Gadishullit Ballkanik.
Me përhapjen e të ftohtit drejt Evropës Perëndimore, ka shumë të ngjarë të vijë bora. Bora pritet të bjerë mbi Francën lindore, Beneluksin dhe Gjermaninë të hënën në mbrëmje, pastaj më tej në lindje-juglindje mbi Alpe drejt Ballkanit të martën.
Sipas parashikimit, mëngjeset e së mërkurës dhe të enjtes do të jenë mjaft të ftohtë. Mund të ketë edhe temperatura nën -10 gradë Celsius. Megjithatë, i ftohti më domethënës do të mbetet mbi Skandinavi dhe rajonin e Balltikut. Me temperatura -20 gradë Celsius ose më të ulëta.
Fronti i parë arktik është qartë i dukshëm gjatë fundjavës (25-27 nëntor), i ndjekur nga një ngrohje e përkohshme, por një ri-ftohje e menjëhershme pasi fronti i ftohtë forcohet sërish në mes të javës së ardhshme, pra pas 29 nëntorit. Kjo periudhë e motit dukshëm më të freskët se normalja do të ulë ndjeshëm temperaturën mesatare mujore.
LEXO EDHE: Më thjeshtë dhe më shpejtë/ Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të blihet edhe online