5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë fundjavë ndryshe në qytetin e “një mbi një dritareve”

Një fundjavë ndryshe në qytetin e “një mbi një dritareve”

Fundjava po afron. Dhe për shkak të festës së Pashkës, kjo fundjavë do të jetë më e gjatë!

Keni planifikuar ku do të udhëtoni? Nëse jo, atëherë mos e neglizhoni sygjerimin e mëposhtëm, Beratin.

I rrethuar nga peizazhe magjepsëse, gjelbërim të harlisur dhe aventura, me qendrën e tij të fortifikuar, ky qytet mijëra-vjeçar strehon shumë thesare shqiptare me rëndësi historike dhe kulturore.

Arkitekturë unike, toleranca fetare dhe ndërtesat e epokës osmane e bëjnë Beratin një perlë të vërtetë.

Prej vitit 2008 pjesë e listës së UNESCO-s, mes 600 vendeve të ndryshme të botës, qyteti në jug të Shqipërisë është një thesar i historisë dhe kulturës shqiptare.

Në Mangalem, poshtë kalasë, mund të shihni pamjen e famshme të fasadave të shtëpive, me dritare që duket se qëndrojnë mbi njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja edhe pse Berati njihet edhe me një tjetër emër si “qyteti i një mbi një dritareve”.

Dhe pikërisht në zemër të lagjes historike të qytetit ngrihet edhe “Vila SIGAL”, një oaz sa i këndshëm aq edhe komfort për një fundjavë ndryshe nga të tjera.

Ndërkohë që rehatoheni në këtë vilë historike, e cila duhet të jetë pikënisja e çdo vizitori që mbërrin në Berat, ju mund të shijoni edhe atraksionet e shumta që mundëson qyteti muze.

Kalaja

Lagjja brenda mureve të kalasë është ende e banuar. Nëse do të ecni këtu, mos u çudisnni ta gjeni veten në oborrin e dikujt duke menduar se është kishë (rreth 40 kisha mendohet të kenë ekzistuar brenda në kala). Në pranverë dhe verë aroma e kamomilit përhapet në të gjithë lagjen e kalasë. Një piknik nën hijen e pishave dhe me peizazhin e Goricës do të ishte një mënyrë e mirë për t’u shplodhur, pasi të keni ecur në rrugët e pjerrëta me kalldrëm.

Muzeu i Onufrit

Kalaja tradicionalisht ka qenë lagje ortodokse, por shumë pak kisha kanë mundur t’i qëndrojnë kohës. Kisha më e madhe është “Fjetja e Shën-Mërisë”, aty ku është vendosur edhe Muzeu i Onufrit. Daton prej vitit 1797 dhe është ndërtuar mbi themelet ekzistuese të një kishe të shek. X. Veprat e Onufrit janë të ekspozuara këtu.

Muzeu Etnografik

Sapo zbret nga kalaja është Muzeu Etnografik, i vendosur në një shtëpi karakteristike të stilit otoman, ndërtuar në shek. e XVIII. Në katin e parë, ashtu si në një ekspozitë, janë vendosur veshjet tradicionale, mjetet e përdoruara nga argjendarët dhe endësit. Në katin e sipërm ndodhen dhomat e gjumit, kuzhina dhe dhoma e mysafirëve, të sistemuara në stilin tradicional. Ndërsa çardaku zë vendin qendror në banesë. Gjatë stinëve të ngrohta merr funksione të qarta banimi. Duke qenë i hapur dhe me sipërfaqe të madhe, plotëson një pjesë të aktivitetit të jetës shtëpiake. Kjo shihet në qoshet e tij të ngritura më lart dhe të kufizuara me dritare si të jetë mjedis banimi. Qoshku është një element i rëndësishëm i çardakut, është i pajisur me mindere, velenxa e qilima.

Gorica

Lumi Osum ndan lagjen Goricë nga lagjia Mangalem. Të dyja qëndrojnë përballë njëra-tjetrës dhe janë sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Ura e Goricës, e ndërtuar në vitin 1780, e lidh me pjesën tjetër të qytetit. Vizitorëve u tërheqin vëmendjen rrugicat intime, me errësirën e tyre duket sikur sfumojnë godinat e lagjes.

Teqja e Helvetive

Ky objekt fetar bektashi, ndodhet në Qendrën Mesjetare dhe është një nga monumentet më të bukura të kultit Bektashi në Shqipëri. Punimi në gur, tavani i dekoruar si dhe pikturat murale janë disa nga vlerat më të rëndësishme që mbart kjo teqe, një destinacion të cilin nuk mund të mos e vizitoni nëse jeninë qytetin e Beratit.

Përveç të tjerave, Berati është i njohur për gatimet tradicionale të tij si pula me përshesh apo çorba e Tomorrit.

Doni të rezervoni një fundjavë në “Vila SIGAL Berat”?

Telefoni tani në: 068 806 6792

Ose shkruani në: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat