2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNiveli i ulët i sigurimit bujqësor, Avni Ponari rendit arsyet dhe tregon...

Niveli i ulët i sigurimit bujqësor, Avni Ponari rendit arsyet dhe tregon mundësitë

Shqipëria ka nivelin më të ulët të sigurimit bujqësor dhe për këtë Avni Ponari, CEO i Sigal Uniqa Group Austria, deklaroi në studion e “A2 Business” se kjo ka disa arsye, por themelore është kultura e ulët e shqiptarëve.

“Nuk është thjesht produkti bujqësor, por në këtë nivel është e gjithë ekonomia shqiptare 35-40 euro për frymë në vit kur rajoni ka mbi 100 dhe në vendet europiane ka mbi 3 mijë euro në vit prime sigurimi. Kjo ka disa arsye, por themelore mbetet kultura e pakët e shqiptarëve në tërësi. Marrja e përgjegjësive nga qeveria e cila ka kërkuar në të gjitha rastet e fatkeqësive ka qenë pranë tyre dhe fermerët e mbajnë mendjen nga shteti. Vijmë nga një sistem diktatorial ku çdo qytetar mendon se do t’ia zgjidhë shteti”.

Ai thotë se primet e sigurimit për kulturat bujqësore janë mjaft të ulëta dhe janë disa lloj skemash, por Shqipëria është shumë larg asaj që kërkohet.

“Primet e sigurimit për kulturat bujqësore janë tarifa mjaft të ulëta. Nëse për një apartament primi është 50 mijë lekë të vjetra në  vit, kaq është edhe për tokat bujqësore që mund të përmbyten. Ka disa lloj skemash për sigurimet.  Nuk mund të marrësh në sigurim një shtëpi apo objekt që përmbytet çdo vit se ai është i ekspozuar. Po të shohësh hartën Shqipëria është zonë e kuqe nga veriu në jug për shkak të përmbytjeve dhe tërmeteve. Ne jemi shumë larg asaj që kërkohet apo që është e domosdoshme për ta bërë. Një vit që e morën fals përfituan, vitin e dytë që duhet të paguanin vetë, nuk pranuan”.

Sipas Ponarit, tregu i sigurimeve ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë nga fatkeqësitë natyrore.

“Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Ka mundësi që fermerët të kenë mundësi për të mbijetuar dhe mos u rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Duke marrë pjesë të gjithë, blejnë në tregje ndërkombëtare risigurime aq sa është vlera apo rreziku i mundshëm në Shqipëri. Përcaktohet primi vjetor dhe tarifa specifike për të blerë në tregjet ndërkombëtare. Vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Kjo është një eksperiencë e madhe në botë. Ne jemi vend i vogël që ka më shumë potencial dhe mundësi manovrimi dhe gjetje rrugësh për ta bërë këtë. Është thjesht ndërtimi i programeve dhe strategjive për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit”.

Ponari thekson që sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sugjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike. Ai pranon që modelet e fermerëve që sigurohen ekzisztojnë në Shqipëri.

“Sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm, është pjesëmarrje në rreziqe katastrofike ku merr pjesë çdo qytetar me 2, 5, 10, 15 euro por jo ligj i detyrueshëm. Nëse ti paguan 15 euro ti paguan jo vetëm për vete, për shtëpinë tënde por edhe për atë që përmbytet dhe katastrofa dhe bën të mundur mbulimin nga rreziqe katastrofike, një modul ky që e kanë bërë shumë vende. Ka dhjetëra fermerë dhe ferma që sigurohen çdo vit. Nuk mund të them që Shqipëria nuk ka eksperiencë në këtë fushë, ekzistojnë sigurimet”.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat