Sot nisi i viti i ri akademik për rreth 120 mijë studentë në të gjithë vendin për ciklet e studimit Master dhe Bachelor.
Në vit të parë në Universitet janë regjistruar 19,800 kandidatë. 75% e totalit të regjistrimeve e zënë institucionet publike.
Sa i përket programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa universitete, dhe thith një përqindje të madhe të numrit të maturantëve.
Në këtë vit akademik, impakt ka patur në degët e bujqësisë ku dhe është shënuar një rritje të numrit të studentëve.
Ndërkohë që në degët që të çojnë në mësuesi numri i regjistrimeve të studentëve mbetet i ulët, madje në degë si Kimi, Fizikë dhe Matematikë, regjistrimet janë në nivele minimale.