Nën sloganin “Të bashkuar nga muzika”, nis këtë të martë në Liverpul festivali europian i këngës “Eurovision”.
Skena dhe artistët janë gati për të shpalosur para publikut performancat e tyre.
Shqipëria këtë vit do të performojë në natën e dytë. Vendi ynë përfaqësohet nga Familja Kelmendi me këngën ‘Duje’. Tri këngët e para natën e parë janë Norvegjia, Malta dhe Serbia. Sipas mediave një nga favoritët për këtë vit është Finlanda, por duhet të presim natën finale të 13 majit për ta mësuar.