8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgricat dëmtojnë serat e sapombjella, Shqipëria nivelin më të ulët të sigurimit...

Ngricat dëmtojnë serat e sapombjella, Shqipëria nivelin më të ulët të sigurimit bujqësor

Ngricat e ditëve të fundit që kanë përfshire të gjithë vendin po dëmtojnë serat e sapombjella në të gjithë vendin për sezonin e pranverës.

Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit. Dëmet më të mëdha po i pësojnë serat në zonat rurale të Beratit për shkak të temperaturave më të ulëta në raport me mesataren kombëtare.

Të hënën në mëngjes, shkula shumë rrënjë në sera, të cilat ishin dëmtuar nga ngricat, por nëse vijojnë edhe për tre ditë, sipas parashikimeve, atëherë dëmi do të jetë i  madh”, tha Gentian Ziu nga zona e Kutallisë në Berat, i cili kultivon rreth 1 hektar serë.

Ndryshimet klimatike i kanë shtuar rreziqet në bujqësi duke rritur intensitetin e thatësirave, përmbytjeve dhe ngricave. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar e gjithashtu dëmet në bujqësi.

Përmbytjet e nëntorit të vitit të kaluar i shkatërruan disa sera në qarkun e Beratit, ndërsa tani temperaturat e ulëta duket se do të shkatërrojnë atë çka u mbijetoi përmbytjeve.

Por ndërkohë Shqipëria ka edhe nivelin më të ulët të sigurimit bujqësor.

Në një intervistë televizive Avni Ponari, CEO i Sigal Uniqa Group Austria dhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, do të shprehej se kjo ka disa arsye.

“Nuk është thjesht produkti bujqësor, por në këtë nivel është e gjithë ekonomia shqiptare 35-40 euro për frymë në vit kur rajoni ka mbi 100 dhe në vendet europiane ka mbi 3 mijë euro në vit prime sigurimi. Kjo ka disa arsye, por themelore mbetet kultura e pakët e shqiptarëve në tërësi. Marrja e përgjegjësive nga qeveria e cila ka kërkuar në të gjitha rastet e fatkeqësive ka qenë pranë tyre dhe fermerët e mbajnë mendjen nga shteti. Vijmë nga një sistem diktatorial ku çdo qytetar mendon se do t’ia zgjidhë shteti”.

Sipas Ponarit, primet e sigurimit për kulturat bujqësore janë mjaft të ulëta dhe janë disa lloj skemash, por Shqipëria është shumë larg asaj që kërkohet.

“Primet e sigurimit për kulturat bujqësore janë tarifa mjaft të ulëta. Nëse për një apartament primi është 50 mijë lekë të vjetra në  vit, kaq është edhe për tokat bujqësore që mund të përmbyten. Ka disa lloj skemash për sigurimet. Po të shohësh hartën Shqipëria është zonë e kuqe nga veriu në jug për shkak të përmbytjeve dhe tërmeteve. Ne jemi shumë larg asaj që kërkohet apo që është e domosdoshme për ta bërë. Një vit që e morën falas përfituan, vitin e dytë që duhet të paguanin vetë, nuk pranuan”.

Ponari theksonte se sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sygjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike.

“Sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm, është pjesëmarrje në rreziqe katastrofike ku merr pjesë çdo qytetar me 2, 5, 10, 15 euro por jo ligj i detyrueshëm. Nëse ti paguan 15 euro ti paguan jo vetëm për vete, për shtëpinë tënde por edhe për atë që përmbytet dhe katastrofa dhe bën të mundur mbulimin nga rreziqe katastrofike, një modul ky që e kanë bërë shumë vende. Ka dhjetëra fermerë dhe ferma që sigurohen çdo vit. Nuk mund të them që Shqipëria nuk ka eksperiencë në këtë fushë, ekzistojnë sigurimet”.

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë nga SIGAL UNIQA Group Austria

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para. Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Lexo edhe: Sigurimi nga përmbytjet/ Si të zgjidhni mbulimin e duhur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat