Klasifikimi i 2020-s pasqyronte se si kompanitë iu përgjigjën emergjencës shëndetësore. Renditja e këtij viti, mënyrën se si ditën të përshtaten në një treg pune të revolucionarizuar nga pandemia.
Kështu, për shembull, nisma si ajo e Target, gjiganti amerikan i shitjes me pakicë, janë shpërblyer, i cili ka vendosur të heqë dorë nga punësimet e zakonshme në funksion të festave të fundvitit për të investuar në stafin aktual. – Më shumë elasticitet, 2 dollarë në orë më shumë për ata që punojnë në ditët e festave dhe në fundjavë dhe një plan prej 200 milionë dollarësh në 4 vjet për t’i lejuar punonjësit të ndjekin kurse universitare. Mjaftueshëm për ta renditur kompaninë – siç shkruan Frobes – nga vendi i 142-të në të 25-tin në klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë.
Forbes e përpiloi klasifikimin në bashkëpunim me shoqërinë e kërkimit, Statista. Renditja u mbështet në intervista anonime me 150 mijë punonjës me kohë të plotë dhe të pjesshme në kompani shumëkombëshe dhe institucione nga 58 vende.
Forbes shpjegoi se atyre që morën pjesë në sondazh iu kërkua “se sa të gatshëm do të ishin t’ia rekomandonin miqve dhe familjes, punëdhënësin e tyre” si dhe të “gjykonin se cilat kompani të tjera në industrinë e tyre dallohen pozitivisht ose negativisht”. Në veçanti, të intervistuarve iu kërkua të jepnin vlerësime në aspekte të tilla si imazhi, gjurma ekonomike, aftësia për të zhvilluar talente, barazia gjinore dhe përgjegjësia sociale.
Renditja përfshin 750 kompani të cilat kanë marrë vlerësime të larta.
Në vendet e para të renditjes mbizotërojnë kompani në industrinë e teknologjisë. Për të dytin vit me radhë, Samsung kryeson klasifikimin, ndjekur nga IBM dhe Microsoft. Zbret nga podiumi Amazon, që sipas Forbes, ka marrë “akuza për diskriminim racor dhe diskriminim ndaj grave shtatzënë, si dhe pabarazi në pagesë”. Por Amazon qëndron në vend të katërt për shkak të nismave si 13 affinity group, shoqata punonjësish të bashkuar nga interesa apo qëllime të përbashkëta. Por edhe angazhimi për të investuar 1.2 miliardë dollarë brenda vitit 2025 për të ndihmuar 750 mijë punonjës të diplomohen, duke nisur nga janari.
Miratimi i plotë i punës në distancë e ka lejuar Dell, e cila që shumë kohë para Covid-19 kishte kaluar në një model hibrid, të ngjitet nga vendi i 12-të në të 5-tin. Drejtuesi i burimeve njerëzore të kompanisë tha për Forbes se ndryshimi solli “një ekuilibër më të mirë midis jetës personale dhe profesionale, më shumë përfshirje dhe produktivitet”.
E vetmja kompani joteknologjike në dhjetë vendet e para është BMW, e cila është edhe e para në Europë. Podiumi kontinental është i gjithi gjerman dhe plotësohet nga Adidas (14) dhe Siemens (15). Shtetet e Bashkuara janë vendi më i përfaqësuar, me 236 shoqëri, ndjekur nga Gjermania (91) dhe Kina (57).
Klasifikimi i 10 punëdhënësve më të mirë në botë
1. Samsung (Koreja e Jugut)
2. Ibm (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
3. Microsoft (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
4. Amazon (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
5. Apple (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
6. Alphabet (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
7. Dell technologies (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
8. Huawei (Kinë)
9. Adobe (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
10. BMW Group (Gjermani)