11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaNga përkufizimet te përfitimet dhe përjashtimet/ Si të kuptojmë një policë sigurimi

Nga përkufizimet te përfitimet dhe përjashtimet/ Si të kuptojmë një policë sigurimi

Një policë sigurimi është një kontratë ligjore ndërmjet një kompanie sigurimi dhe një policëmbajtësi. Ajo është evidenca që vërteton se, ju jeni të siguruar dhe që normalisht lëshohet pas pagimit të primit të parë.

Si një policëmbajtës, është e rëndësishme që ju të lexoni dhe kuptoni policën tuaj. Kjo do t’ju mundësojë të verifikoni nëse ajo përmbush nevojat tuaja të sigurimit.

Për më tepër, leximi i policës suaj të sigurimit, do t’ju ndihmojë të kuptoni të drejtat dhe detyrimet tuaja, çfarë mbulohet dhe çfarë nuk mbulohet, çfarë duhet të bëni në rast dëmi që të përfitoni dëmshpërblimin, si dhe detyrimet dhe të drejtat e kompanisë së sigurimit.

Në një policë sigurimi ka një sërë termash të cilat, si një policëmbajtës, ju duhet t’i kuptoni dhe me të cilat ju duhet të njiheni:

Titulli i Policës

Ky seksion tregon klasën apo llojin e policës që ju po merrni dhe përfshin gjithashtu emrin dhe adresën e kompanisë së sigurimit.

Hyrja

Paraqet kushtet e nevojshme që duhet të përmbushen nga palët përpara përfundimit të një kontrate sigurimi. Ajo identifikon palët në kontratë, llojin e policës që keni marrë; numrin e policës; datën e fillimit dhe përfundimin e mbulimit në sigurim; shumën e primit; shumën e siguruar ose që kompania ka detyrim të paguajë nëse vërtetohet rasti i sigurimit; dokumente të tjera që lidhen me policën, dhe firma zyrtare e autorizuar nga kompania e sigurimit. Ajo përmban gjithashtu kufijtë e mbulimit, të cilat përcaktojnë përfitimin më të lartë të pagueshëm në rastin e një humbje apo dëmtimi.

Përkufizimet

Përcakton termat e përdorur në një policë sigurimi. Ky seksion është shumë i rëndësishëm dhe do t’ju udhëheqë që të kuptoni policën tuaj. Juve do t’ju kërkohet t’i referoheni gjatë leximit të policës.

Përfitimet e Policës

Përshkruan objektin e kontratës së sigurimit ose atë çfarë është siguruar, llojet e përfitimeve që një policë do të paguajë në rastin e një humbje apo dëmtimi apo siç quhet ndryshe ngjarjen e siguruar, që përgjithësisht përfshijnë dëmtimin e pasurisë, vjedhjen, semundje apo  aksident, vdekjen, paaftësinë, përgjegjësinë për dëme që mund t’i shkaktojmë të tjerëve dhe të tjera.

Përjashtimet e Policës

Përjashtimet janë risqet, të cilat nuk përfshihen në mbulimin e policës, edhe pse në dukje janë të lidhura me kuptimin e përgjthshëm të saj. Prandaj bëhet veçanërisht e rëndësishme që një policëmbajtës, para se të lidhë kontratën, por edhe pasi e ka lidhur atë, të informohet dhe njihet mirë me përjashtimet e policës për të shmangur të gjëndet i pambuluar nga ndonjë risk specifik, pasi kompania e sigurimit nuk paguan dhe nuk është e përgatitur për të mbuluar  këto risqe në kuadër të policës. Shembujt përfshijnë HIV/AIDS, tubimet, marrja e drogave apo alkoolit të paligjshëm dhe luftrat, semundje paraekzistuese në krahasim me lëshimin e policës dhe të tjera raste, në varësi të llojit specifik të policës. Megjithatë, disa sigurues, i lejojnë policëmbatjësve të blejnë disa përjashtime, duke paguar një prim shtesë.

Kushtet e Policës

Këto janë rregulla, të cilat udhëheqin policën të tilla si, humbja e policës, anullimi dhe përfundimi i policës. Po ashtu, përshkruhen dhe   termat,  kushtet apo kriteret që aktivizojnë përfitimet e policës, procedurat e nevojshme në rast dëmtimi ose humbjeje, si të paraqitet kërkesa për të përfituar, afatet brenda të cilit kompania e sigurimit duhet të paguajë përfitimin sipas policës dhe të tjera udhëzime të nevojshme.

Nënshkrimi:

Ky seksion përmban një vend për nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar të kompanisë së sigurimit dhe nënshkrimin e policëmbajtësit. Shumë blerës sigurimi e nënshkruajnë policën pa i kuptuar termat dhe kushtet e saj dhe e ruajnë atë në një vend të sigurtë për ta përdorur në një ngjarje humbje. Diçka e tillë është e rrezikshme dhe është njësoj sikur të ishit duke mbajtur një patentë që nuk e dini se kur skadon.

Vini re se, polica të ndryshme kanë terma dhe kushte të ndryshme dhe ato që u nënvizuan këtu janë të zakonshme për shumicën e policave të sigurimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat