13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga ideja për arratisje tek basketbolli dhe SIGAL, rrëfimi 360 gradë i...

Nga ideja për arratisje tek basketbolli dhe SIGAL, rrëfimi 360 gradë i Avni Ponarit

Ka qenë 22 vjeç dhe mund të kishte qenë një i arratisur në kohën e diktaturës, nëse nuk do ishte portreti i pushtetshëm i babait.

Kështu e ka kujtuar themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari, i ftuar në “Refleksione” në ABC, momentin kur i ka rrëfyer të atit se mund të arratisej, nëse do të udhëtonte edhe një herë tjetër “jashtë shtetit”.

“Bashkë me një shok vendosëm që të qëndronim jashtë, nëse do të udhëtonim edhe një herë tjetër. Kur u ktheva i thashë vendimin babait tim. Më mori përdore dhe më kërkoi që të dilnim jashtë shtëpisë. Më pyeti nëse e kisha menduar mirë, dhe kur ia pohova, më tha se do të ishte dakord, nëse do t’i plotësoja një kusht. I thashë, të më tregonte se çfarë kushti kishte. Dhe ai më kërkoi që ta merrja me vete, nëse do vendosja të arratisesha. Ishte një kusht të cilin unë nuk ia plotësoja dot, kështu që u tërhoqa nga vendimi im. Ishte një mënyrë për të më ndaluar, jo duke më kundërshtuar, e as frikësuar, por duke më vënë një kusht të pamundur”, kujton Ponari për “Refleksione” në ABC.

Kreu i SIGAL e ka konsideruar si fat përvojën e tij në Marinën Shqiptare për udhëtimin e mëvonshëm në rrugën e biznesit në fushën e sigurimeve.

“Unë vendosa të hyja në biznes menjëherë pasi lashë Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 1993. Shkolla e Marinës më kishte njohur me sistemin e sigurimeve, pasi sigurimi i anijeve ka ekzistuar edhe para vitit 1990. Kështu që unë isha pjesë e një ideje që do të vinte me kohën e re, pas ndryshimeve politike. Unë e krijova departamentin e marinës, që ishte departamenti i parë i fushës së sigurimeve. Aty vendosa të krijoja një kompani private sigurimesh. Miqtë e mi anglezë më panë me habi kur u tregova idenë time. Megjithatë, unë, së bashku me disa kolegë, vendosëm ta krijonim kompaninën e parë të sigurimeve. Ishte një treg i vogël, një treg pa kulturë, pa asnjë lloj përvoje, pa asnjë lloj eksperience të njerëzve, e megjithatë ne guxuam dhe u futëm në këtë kompani që sot numëron 1500 të punësuar, nga 5 persona që kishte në fillimet e veta”,  kujton Ponari, i cili gjithsesi thotë se pjesën e të qenurit në Marinë e ka gjithnjë në zemër, pasi i ka dhënë konceptin e rregullit dhe bashkëpunimit.

“Një anije është një copë shtet që udhëton, është flamuri, drejtimi, miqtë dhe të gjitha përgjegjësitë.  Aty mësova shumë për drejtimin, për organizimin, që më vonë më ndihmuan në biznesin tim. Unë besoj se ai profesion më dha shumë për drejtimin e mëvonshëm të biznesit”, u shpreh Ponari.

Ndërkaq, për Ponarin mbeten me rëndësi ndërkëmbimet kulturore që ka ndërtuar me Japoninë, që e ka përzgjedhur atë edhe si Konsull i Nderit për Japoninë në Shqipëri.

Ai shprehet se, ndërtimi i dhomës së biznesit mes dy vendeve, që pritet të nisë shumë shpejt funksionimin do të jetë një urë e rëndësishme në shkëmbimin e përvojës në biznes dhe në marrëdhënie kulturore.

“Japonia mbetet një vend i rëndësishëm për të gjithë botën. Eksperiencat e tyre janë të jashtëzakonshme dhe shpresoj që përmes ngritjes së dhomës së biznesit,  do të ndiejmë një shtysë të re marrëdhëniesh. Ndaj më lejoni që përmes jush ta falenderoj ambasadorin japonez që ka qenë një garanci për këto hapa”, tha Ponari, i cili ka kujtuar edhe historinë e përzgjedhjes së tij si përfaqësues i këtij vendi.

Gjatë rrëfimit në “Refleksione” në ABC,  CEO i SIGAL u ndal edhe në dy pasionet e tij; në mbështetjen për basketbollin dhe Audiobooks-in.

Sipas tij, zgjedhja e aktorit Reshat Arbana ka qenë një fat për prezantimin e disa produkteve të kompanisë së tij dhe se prania e tij ka qenë një shtysë më shumë për mbështetjen ndaj artit dhe sportit. Dikur President i Valbonës, ekip i qytetit të tij të lindjes, Tropojë, dhe sot President i “Sigal Prishtina”, Ponari vijon të besojë se kombinimi i mbështetjes art-sport do të jetë i rëndësishëm për çdo biznes që i bëhet krah këtyre aktiviteteve.

Lexo edhe: LIGA UNIKE/ Ponari: Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë

Sot në Prishtinë ekipi i basketbollit thërritet ‘Sigal” dhe kjo është një krenari, por edhe një shtysë për më shumë kontribut”, tha Ponari, pa ndarë dashurinë e tij për “Audiobooks” dhe për “Shqipëria Live”, një projekt që tregon në mënyrë virtuale shumicën e qyteteve shqiptare.

Lexo edhe: Top News: “Audiobooks.al”, merre librarinë kudo me vete

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat