Më poshtë renditen 10 vendet me pagesat më të larta dhe me nivelin e papunësisë më të ulët, bazuar në raportet zyrtare të shteteve.
Australia:
Të ardhurat mesatare vjetore 49.126 $. Paga minimale 23.374 $. Papunësia: 5%. Ka një popullsi të vogël, inkurajon emigrimin e punëtorëve të kualifikuar.
Belgjika:
Të ardhurat mesatare vjetore 49.675 $. Paga minimale 21.309 $. Papunësia: 6.2%. Për shkak pozitës gjeografike, është lider për tregtinë në BE.
Austria:
Të ardhurat mesatare vjetore 50.349 $. Papunësia: 5.1%. Një vend i vogël evropian, por me një stabilitet të madh financiar.
Norvegjia:
Të ardhurat mesatare vjetore 51.212 $. Papunësia: 4%. Ekonomia e këtij vendi, mbështetet kryesisht në burimet e veta natyrore.
Danimarka:
Të ardhurat mesatare vjetore 51.466 $ . Papunësia: 4.8%. Danezët kanë standardet më të mira të jetesës në botë. Aty kanë selinë shumë kompani të mëdha botërore.
Holanda:
Të ardhurat mesatare vjetore 52.877 $. Paga minimale 21.276 $. Papunësia: 3.5%.
SHBA:
Të ardhurat mesatare vjetore 60.558 $. Paga minimale 15.080 $. Papunësia: 4%. Emigrimi në këtë vend, mbetet ende ëndrra e shumë njerëzve.
Islanda:
Të ardhurat mesatare vjetore 61.787 $. Papunësia: 2.9%. Tiparet unike mjedisore, e kanë bërë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë në botë.
Zvicra:
Të ardhurat mesatare vjetore 62.283 $. Papunësia: 2.4%. Aty ruhen shumica e parave të botës, transmeton albinfo.ch.
Luksemburgu:
Të ardhurat mesatare vjetore 63.062 $. Paga minimale 23.791 $. Papunësia: 5%. Ekonomia e këtij vendi shumë të vogël, varet nga sektori bankar.