“Vetëm 2.8% e të punësuarve në Shqipëri kontribuojnë për një pension privat”.
Kështu është shprehur në një intervistë për “Monitor Brief Insight” Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit dhe njëkohësisht CEO i SIGAL UNIQA Fond Pensioni.
Teksa bëri një rezyme për vitin 2022, Z. Ponari potencoi se rritja krahasuar me një vit më parë është vetëm rreth 9 milionë Euro. Ndërsa solli edhe shembullin e Maqedonisë së Veriut e cila falë reformave të thella ka një skemë pensioni të suksesshme.
“Në vitin 2022, 4 fondet që operojnë në Shqipëri regjistruan 5.7 miliardë lekë asete ose rreth 50 milionë Euro. Ndërsa Maqedonia e Veriut po me 4 fonde pensioni regjistroi 1,7 miliardë Euro asete.
Në Maqedoninë e Veriut shteti ka marrë incentiva, siç është kthimi 10% i çdo shumë apo kontributi që qytetari bën privatisht në një fond pensioni dhe nuk e taton”, u shpreh ndër të tjera Elvis Ponari.
Sa i përket ligjit të ri për fondet private të pensioneve, që po diskutohet në Kuvend, CEO i SIGAL UNIQA Fond Pensioni u shpreh se këto ndryshime pritet të sjellin standarte europiane, mbikqyrje më të mirë dhe transparencë më të lartë.
“Prej një viti po punohet për ndryshimin e ligjit aktual. Kjo bëhet për të sjellë standarte europiane, mbikqyrje më të mirë transparencë më të lartë, përgjegjësi më të madhe dhe gjithashtu synon të rrisë incentivat. Sepse kjo skemë është sociale”, tha Ponari, i cili foli edhe për rolin e shtetit në këtë rast.
“Shteti thotë, pensioni shtetëror nuk mjafton, do jetë gjithmonë i ulët. Shko te privati. Të incetivoj, të ul taksat, nuk tatoj dhe kur të dalësh në pension të marrësh nga shteti një rrogë, nga privat një rrogë dhe nga skema ekzistuese, vullnetare një rrogë tjetër”.
INTERVISTA E PLOTË:
TREGU I PENSIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRI
Sipas AMF, gjatë vitit 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare në Shqipëri ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë (49.89 milionë euro) dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë krahasuar me një vit më parë.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me 31.12.2021.
Sa i përket aseteve neto, SIGAL UNIQA Fond Pensioni vijon të mbetet lidere në treg, me mbi 43% të totalit të aseteve, mbi 21,6 milionë Euro, me një diferencë të konsiderueshme me 3 operatorët e tjerë në treg.
PSE SHQIPTARËT I BESOJNË SIGAL UNIQA FOND PENSIONI?
- Aktiv prej 17 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
- Rreth 22 milionë euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
- Pjesë e UNIQA INSURANCE Group prej vitit 2007
- Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
- Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
- Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
- Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
- Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
- Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
- Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
- Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
- Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
- Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
Bonuse për klientët
Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.
Do edhe ti të jesh anëtar i SIGAL UNIQA Fond Pensioni? Kontaktoni drejtpërdrejtë me këshilltarët e tij në:
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]