Është nënshkruar marrëveshja e parë në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë.
Marrëveshja ka për qëllim uljen e tarifave të shërbimit telefonik “Roaming” gradualisht deri në heqjen e plotë në vitin 2027.
Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë qenë prezent të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor si dhe krerë të lartë të Bashkimit Europian.
Presidenti i KiE, Charles Michel është shprehur se marrëveshja për tarifat roaming është një arritje konkrete.
“Është një etapë e rëndësishme. Jemi të bindur që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, u shpreh Michel.