8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë shërbim të klientëve dhe në mbrojtje të mjedisit/ UNIQA hap zyrën...

Në shërbim të klientëve dhe në mbrojtje të mjedisit/ UNIQA hap zyrën “green” në Austri

Kompania austriake e sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, pjesë e së cilës është edhe SIGAL, përveç se një emër që ofron siguri për miliona klientët e saj në Austri dhe në 17 shtete të tjera, po investon masivisht për një mjedis sa më të shëndetshëm.

Më 25 Prill, kompania hapi zyrën e saj rajonale në Eisenstadt. Një ambjent me sipërfaqe prej 765 m2, totalisht “green” me një sistem fotovoltaik që është instaluar në çatinë e saj.

Kjo zgjedhje synon monitorimin në mënyrë të vazhdueshme të konsumit të energjisë elektrike, nxehtësisë dhe ujit.

Godina gjithashtu i ofron punonjësve një vend për t’u takuar dhe për të shkëmbyer ide.

“UNIQA Insurance Group” është një nga nëntë anëtarët e parë të Aleancës së Financave të Gjelbra (AFGj), një nismë e Ministrisë Austriake për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë për kompanitë nga sektori financiar austriak.

Anëtarët angazhohen vullnetarisht për t’i bërë bizneset e tyre kyçe neutrale ndaj klimës hap pas hapi dhe duke njësuar kështu veten me targetin e klimës së Parisit prej 1.5 °C.

Në pril 2022 “UNIQA Insurance Group” mori edhe Çmimin “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride.

Në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro.

Lëshimi i Bonos 10-vjeçare do të investohet në projektet e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit në Evropë dhe në vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimt të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.

LEXO EDHE“Ne jemi në mes të pikës së kthesës”, Brandstetter: UNIQA, rreth një miliardë euro investime në asete të gjelbra

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat