5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë 4 vite dyfishohen shtrimet në spital nga sëmundjet e zemrës, kapacitetet...

Në 4 vite dyfishohen shtrimet në spital nga sëmundjet e zemrës, kapacitetet shëndetësore në vendnumëro

Sëmundjet kardiovaskulare kanë përparuar me shpejtësi në dekadën e fundit, teksa masa e njerëzve që vuan nga hipertensioni sinjalizon për rritje të kësaj diagnoze në vitet në vijim.

Instituti i Shëndetit Publik, në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit, njoftoi se rreth 87,785 mijë persona aktualisht janë diagnostikuar me sëmundje zemre nga të cilët 36,675 janë me sëmundje ishemike të zemrës.

Rastet e diagnostikuara çdo vit në spital janë gjithashtu në rritje së bashku me volumin e shërbimeve diagnostike dhe kirurgjikale. Ndërhyrjet by-pass për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës të kryera nga QSUT pothuaj janë rritur në mënyrë eksponenciale në 10 vitet e fundit.

Gjithsej, në vendin tonë janë të regjistruar edhe rreth 290,000 persona me hipertension apo sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut, të cilat janë një potencial i madh për përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

ISHP vë në dukje se, sëmundshmëria e diagnostikuar në sistemin shëndetësor ka vijuar të rritet gjatë dekadës së fundit. Kjo reflekton me një rritje të nevojës për shërbime, ndërgjegjësim më të madh të popullatës, por dhe akses më të mirë dhe rritje të ofertës në sistemin shëndetësor.

Investimet në repartet e kardiologjisë nuk kanë ecur me të njëjtat ritme me përhapjen e sëmundjeve në popullatë, teksa stafet mjekësore përballen me mungesa të kardiologëve prej emigrimit të lartë edhe në këtë sektor.

Nga viti 2010 deri në vitin 2018, rastet prevalente si të sëmundjeve ishemike të zemrës të regjistruara në kujdesin parësor janë rritur me rreth 30%.

Risku i sëmundjeve të zemrës në Shqipëri vjen duke u rritur me moshën dhe është më i lartë tek burrat krahasuar me gratë. Në grup – moshën 30-69 vjeç vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë rreth 2 herë më të larta tek meshkujt, ndërsa pas kësaj moshe diferenca zvogëlohet në vetëm rreth 20%.

Diferencat mes grave dhe burrave janë akoma më të mëdha kur krahasojmë sëmundshmërinë.

Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale te femrat para menopauzës, si dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit të alkoolit.

Vetëm një pjesë e individëve në popullatë është në dijeni mbi problemet shëndetësore personale, bën përpjekje për kontrollin e tyre, apo trajtohet si duhet për to.

Njohja e statusit individual lidhur me hipertensionin, diabetin, hiperkolesteroleminë, funksionin e dëmtuar të veshkave, duhanpirjen, obezitetin, lejojnë përllogaritjen me një saktësi të mirë të një aksidenti madhor kardiovaskular në 10 vitet e ardhshëm.

Kontrolli i njëkohshëm i të gjithë këtyre faktorëve te një individ mund të sjellë përmirësime thelbësore lidhur me cilësinë e shëndetit, shmangien e operacioneve shumë të kushtushme dhe zgjatjen e jetës.

Këshillimi dhe terapia për personat me rrezik 10-vjeçar të problemeve madhore kardiovaskulare është kosto shumë efektive pasi zgjat vitet e jetës së shëndetshme.

Por teksa investimet në institucionet shtetërore shëndetësore kanë mbetur në vendnumëro, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, të konsoliduara tashmë, ofrojnë mundësira shumë të mira për ndjekje dhe kurim sa më të mirë të këtyre sëmundjeve, brenda apo jashtë Shqipërisë.

“Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA

Nëse po kërkoni një siguracion shëndeti, dedikuar enkas sëmundjeve të rënda, siç janë edhe ato kardivaskulare, e gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Me Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë, ju mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.

Me “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL. Duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar

– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit

– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.

– Me Kartën “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Përveç sëmundjeve të zemrës, ky siguracion mbulon edhe tumoret malinje, transplatet dhe ndërhyrjet në kokë apo shtyllë kurrizore.

Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron. 160 euro në vit për fëmijët dhe 230 euro në vit për të rriturit.

KARTA E SHËNDETIT GOLD

Kjo kartë ofron gjithçka nevojitet për shëndetin. Duke nisur nga check up-i, ndërhyrjet kirurgjikale, transplantet, ekzaminime në klinikat dhe spitalet më të mira në botë etj.

Konkretisht:

  1. Kujdes Parandalues. (Check Up) në klinikat më të mira në Shqipëri, Itali apo Austri.
  2. Diagnostikim. Çdo ekzaminim mjekësor që rekomandon mjeku specialist për të identifikuar një diagnozë.
  3. Trajtim mjekësor. Çdo ndërhyrje kirurgjikale me apo pa shtrim në spital; seancat e kemioterapisë apo radiografisë në rast sëmundjeje malinje.
  4. Shtatzania. Mbulim i pjesshëm i faturave të ndjekjes së shtatzanisë dhe lindjes për çdo të siguruar që ka mbi 10 muaj në skemë.
  5. Vizitë për sytë. Vizitë tek okulisti. Xhama dhe lente me zbritje.
  6. Kujdesi për dhëmbët. Çdo emergjencë dentare deri në 350 euro.
  7. Rehabilitim me fizioterapi. Seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo aksidenti.
  8. Trajtim për shëndetin mendor. Kujdes psikiatrik për çdo të siguruar që ka mbi dy vjet në skemë.
  9. Mjekimi me ilaçe. Mbulim i të gjitha recetave të lëshuara nga një mjek specialist.
  10. Trajtim për sëmundjet e rënda. Mbulim i udhëtimit, akomodimit, trajtimit në çdo vend të Botës për çdo të siguruar që diagnostikohet me sëmundje kancerogjene, zemre apo ka nevojë për transplant.
  11. Sigurim Jete nga aksidentet. Kompensim i pagës së humbur në rast indaliditeti për të siguruarin; dëmshpërblim për familjen nëse i siguruari humb jetën.
  12. Shëndet në Udhëtim. Mbulim i emergjencave mjekësore gjatë udhëtimeve në Evropë.
  13. TeleShëndet. Aplikacioni që ju mundëson komunikimin audio dhe video me një mjek të licensuar, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës.

APLIKONI ONLINE në:  https://sigal.com.al/…/sigurimi-i-shendetit-privat…/

Siguracione të tilla nuk mund tigjeni askund tjetër ndaj nxitoni dhe blijini për vete dhe për më të dashurit tuaj.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Ndaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.

Për çdo informacion shtesë, mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

LEXO EDHE: Krah klientit atëherë kur ka më shumë nevojë/ Sigurimi i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s, lider edhe në dëmshpërblime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat