17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë 30 minuta u shkrumbua gjithçka, digjet mobileria në Lushnje/ Sigurimi i...

Në 30 minuta u shkrumbua gjithçka, digjet mobileria në Lushnje/ Sigurimi i biznesit, i domosdosshëm

Një mobileri është djegur tërësisht në fshatin Krutje të Lushnjes rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja e Klan News në Lushnje, Anila Sefa, raporton se zjarri ka shkrumbuar gjithçka, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në momentin e rënies së zjarrit, në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për zjarrfikësit u bë me vonesë.

Ardhja e zjarrfikëses beri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mobileria u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj.

Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djegë gjithçka.

Shkaku, sipas zjarrfikësve, dyshohet të ketë qenë shkëndija elektrike.

Sigurimi i biznesit

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Në varësi te demit ju mund te rrezikoni mbylljen e biznesit tuaj.

Megjithëse ju mund të mos keni nevojë të përfitoni shpesh nga polica e sigurimit, vetëm një përdorim i saj mund të garantojë menjëherë mbulimin e kostove, duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.

Ja 2 nga policat kryesore të sigurimit për biznese, të cilat mbulojnë financiarisht biznesin dhe investimin tuaj:

1- Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.

Ky lloj sigurimi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

·       Energjia elektrike

·       Shpërthimet e gazit

·       Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,

–        Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

·       Zjarri i ardhur nga fqinji.

2– Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit.

Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Siguroni biznesin tuaj dhe mos u shqetësoni për paratë në rast dëmi.

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat