8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet në qeveri/ Emrat e rinj që do të drejtojnë Financat, Mbrojtjen...

Ndryshimet në qeveri/ Emrat e rinj që do të drejtojnë Financat, Mbrojtjen dhe Ministrinë e Brendshme

Tre figura të reja do të drejtojnë tre ministri në vitin e fundit të mandatit të tretë të qeverisë socialiste.

Largohen nga detyra ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes.

Kryeministri Edi Rama njoftoi disa ndryshime në qeveri në Kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillon punimet këtë të dielë.

Kryeministri Rama ka propozuar në krye të Parlamentit Elisa Spiropalin, në vend të Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen për arsye shëndetësore në seancën e fundit plenare. Bledi Çuçi, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar, propozohet të jetë nënkryetari i Parlamentit.

Rama ka njoftuar se Ervin Mete do të largohet nga Ministria e Financave, duke e mbajtur këtë post më pak sesa një vit, pasi kishte zëvendësuar Delina Ibrahimin. Në vend të tij emërohet Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Për Niko Peleshin propozohet që të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, teksa do të lërë detyrën si ministër i Mbrotjes. Në vend të tij do të vijë Pirro Vengu, i cili deri tani ka qenë drejtor i Autoritetit Portual Durrës.

Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Vengu ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Ai ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”.

Nga Ministria e Brendshme është larguar Taulant Balla, i cili do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.

Në vend të tij në Ministrinë e Brendshme pritet që të vijë Ervin Hoxha. Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qendrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Kush është ministri i ri i Financave

Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i financave.

Sipas profilit të tij në Linkedin ai ka mbajtur postin e drejtorit menaxhues në BDO Albania një shoqëri ndërkombëtare konsulence dhe auditi.

Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin La Crosse në SHBA.

Ai është i specializuar kryesisht në shërbimet bankare e financiare, analizë krediti, menaxhim portofoli, analizë financiare, etj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat