Stuhi të dhunshme goditën rajonet qendrore e jugore të Gjermanisë mbrëmjen e djeshme. Metereologët regjistruan gati 26 mijë shkrepëtima në orë.
Landi i Hesenit ishte ndër më të goditurit; shirat e rrëmbyer kanë bërë që bodrume e kate të para shtëpish të përmbyteshin, e po kështu edhe nënkalime ku u desh shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë.
Javën e parë të gushtit, teksa shirat e dendur pushtuan Gjermaninë jugore, qyteti i Reutlingen u përball me një breshër të pazakontë. Edhe pse kokrrat e tij ishin mesatarë në madhësi, sasia e rënë ishte befasuese, me 30 centimetra të grumbulluara në më pak se një orë, duke detyruar autoritetet të nxirrnin në rrugë borëpastrueset në mes të verës.
Në indi, sipas mediave ndërkombëtare, deri tani 72 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën shtetin Himachal Pradesh, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Sipas zyrtarëve lokalë bilanci i viktimave mund të jetë i përkohshëm.
Trupi i viktimës së fundit, një profesor universiteti, u gjet në tempullin Shiv Bawadi të Shimla, i cili u shemb të hënën. Dyshohet se nën rrënojat e objektit të faljes ka edhe trupa të tjerë.
Ndërkohë probleme me zjarrin shfaqen në Spanjë, Francë, Kanada dhe Turqi me mijëra qytetarë dhe turistë që janë evakuuar.
Pak ditë më parë ishte Sllovenia, Austria dhe Italia vende që u përballën me përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ndryshimet klimatike dhe nevoja për sigurime
Ndryshimet klimatike po e fusin botën në një mori fatkeqësish natyrore që po shoqërohen me dëme të mëdha në njerëz, banesa, biznse dhe automjete.
Por edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.
Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.
Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.
Raporti i FMN
Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.
Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.
Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.
Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.
Çfarë duhet të bëjmë?
Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo individi që ka një banesë, biznes, automjet etj.
Sigurimi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që të kthen në gjendjen e mëparshme në një kohë shumë e shkurtër dhe pa ju cënuar financiarisht.
Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?
Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
Asistencë në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm 24/7 për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Sigurim i bashkëjetesës: Ju do të keni paqe të mendjes, duke ditur se pronat tuaja të çmuara janë të mbrojtura, edhe në rrethana të papritura.
Mos e lini pronën tuaj në rrezik nga fuqia e natyrës! Bashkohuni me SIGAL UNIQA dhe ruani të dashurit tuaj dhe pasurinë nga katastrofat natyrore.
Për të marrë një ofertë shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]