20.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshime në Bordin Mbikëqyrës të "UNIQA Insurance Group"

Ndryshime në Bordin Mbikëqyrës të “UNIQA Insurance Group”

Christian Kuhn ka dhënë dorëheqjen nga Bordi Mbikëqyrës i UNIQA për shkak të kufirit të moshës të përcaktuar në statut. Pasardhësi i saj është Profesoresha Universitare Monika Henzinger.

Ekspertja gjermane e shkencave kompjuterike, e njohur ndërkombëtarisht dhe si eksperte në algoritme, ka drejtuar departamentin e kërkimit në një kompani globale relevante në ‘Silicon Valley’ ndërsa është edhe profesore në Universitetin e Vjenës.

Ajo është autore e më shumë se 200 punimeve shkencore dhe ka mbi 80 patenta. Çmimet e saj të shumta shkencore përfshijnë dy Grante të Avancuara nga Këshilli Evropian i Kërkimit ‘ERC’ dhe Çmimin ‘FWF Wittgenstein’.

I themi lamtumirë Christian Kuhn, i cili po largohet nga Bordi Mbikëqyrës për shkak të moshës pas shumë vitesh punë të përkushtuar dhe veçanërisht të vlefshme në Këshillin Mbikëqyrës. Niveli i tij i lartë i ekspertizës teknike dhe të menduarit strategjik kanë kontribuar në mbështetjen e rritjes së kompanisë dhe mbajtjen e saj në rrugën drejt suksesit. Ne dëshirojmë të falënderojmë Christian Kuhn për arritjet e tij të jashtëzakonshme dhe jemi të kënaqur që ai do të vazhdojë të jetë i lidhur ngushtë me kompaninë si kryetar i bordit mbikëqyrës të UNIQA Versicherungsverein Privatstiftung”, shprehet Burkhard Gantenbein, kryetar i Bordit Mbikëqyrës të “UNIQA Insurance Group”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur të mirëpresim Monika Henzinger si një anëtare të re të bordit tonë mbikëqyrës. Me ekspertizën e saj të jashtëzakonshme si një shkencëtare kompjuterike me famë ndërkombëtare dhe specialiste në algoritëm, ajo do të japë një shtysë të vlefshme për drejtimin strategjik të kompanisë sonë rreth dixhitalizimit, analizës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale”.

LEXO EDHE: “Festojmë vitin më të suksesshëm”/ Performanca e fortë e UNIQA gjatë 2023 dhe Perspektiva Strategjike për të ardhmen

“UNIQA Insurance Group”, MBI 200 VJE EKSPERIENCË NË SIGURIME

“UNIQA Insurance Group”, e themeluar në vitin e largët 1811, është një ndër grupet kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nën moton e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”, më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë rreth 17 milionë klientëve në 17 vende të ndryshme.

Në Austri, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve teksa zë 21% të tregut, ndërsa në Evropën Qëndrore dhe Lindore përfaqësohet në 14 tregje.

Prej vitit 2007, përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”, “UNIQA Insurance Group” është prezente edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHEÇerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat