13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPandemia/ 13.3% e bizneseve shitën online në 2021, SIGAL UNIQA ndër të...

Pandemia/ 13.3% e bizneseve shitën online në 2021, SIGAL UNIQA ndër të parat që ofroi këtë shërbim

Pandemia dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve kanë nxitur tregtimin e produkteve përmes internetit.

INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit “e-commerce” dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për  tregti të produkteve.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në  fushën e informacionit dhe komunikacionit me 32,2%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të  ushqimit me 29,0% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 26,1%.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98,5% të ndërmarrjeve ekonomike, nga 98,3% që ishte në vitin 2020.

Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27,8% të të punësuarve gjithsej të  ndërmarrjeve, nga 27,2% që ishte në 2020.

Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet  në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 75,2%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe  teknike me 62,7%.

Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2021, 98,4% e tyre kanë akses në internet nga  98,3% në vitin 2020.

Në vitin 2021, ndërmarrjet me mbi 250 të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këto ndërmarrje, 29,9% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2021, 98,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e  shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është 90,5% nga 79,8 që ishte në vitin 2020.

Faqja e internetit është përdorur nga nga 45,0% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 44,6% që ishte në vitin 2020.

Në vitin 2021, 92,8% të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre, 38,3% e kanë përdorur për marrjen e porosive, rezervimeve apo pronotimeve online dhe 42,2% e ndërmarrjeve e kanë përdorur për referencë në profilet e medias sociale të  tyre.

Përdorimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) është përdorur nga 24,8% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021 nga 22,5% që rezultoi në vitin 2020.

Shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapicitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 20,7% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet nga 18,2% që rezultoi në vitin 2020.

Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 69,0% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 66,6% që ishte në vitin 2020.

Interneti i gjërave (pajisje ose sisteme të ndërlidhura, shpesh të quajtura pajisje ose sisteme “të mençura”) është përdorur nga 36,4% e ndërmarrjeve.

Në vitin 2020, si pasojë e pandemisë COVID-19:

  •  27,6% e ndërmarrjeve rritën numrin e takimeve në distancë të kryera nëpërmjet Skype, Zoom, MS  Teams etj.
  • 19,2% e ndërmarrjeve rritën numrin e personave të punësuar që kanë akses në distancë në sistemin e  postës elektronike të ndërmarrjes,
  • 13,5% e ndërmarrjeve rritën numrin e personave të punësuar që kanë akses në distancë në sistemet e  TIK-ut të ndërmarrjes përveç postës elektronike.

 Lexo edhe: Kaq e thjeshtë! Bli Siguracionin Online, SIGAL UNIQA vetëm një klik larg

SIGAL UNIQA Group Austria ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.

Karantina nxorri në pah nevojën e shitjes së policave të sgurimit edhe online, shërbim të cilin SIGAL UNIQA vijon ta bëjë në një mënyrë shumë të suksesesshme për të 42 produktet e saj.

Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë përmes celularit ose kompjuterit, pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL.

Çdokush prej jush mund të futet në website-n e kompanisë, www.sigal.com.al, nga celulari ose kompjuteri, nga ku mund të blejë siguracionin që kërkon në mënyrë shumë të shpejtë dhe sigurtë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat