Ndërtimi është kthyer në lokomotivën e ekonomisë shqiptare. Shifrat e INSTAT tregojnë se pavarësisht rritjes së normave të interesit për kreditë, as lejet e ndërtimit dhe as çmimet e banesave nuk janë ndalur.
“Të paktën në dy vitet e fundit kemi rritje me 40% të çmimit të banesave, të cilat më së shumti janë përqendruar në zonën e kryeqytet dhe zonat bregdetare, dhe e njëjta situatë nuk reflektohet në zonat periferike të Shqipërisë. Mendoj që në këtë mes dihet se tregu jonë ka një fluks kapitali që vjen jo nga bizneset, por fluks nga investitorët e jashtëm që hyjnë në ndërtim.
Banka e Shqipërisë dhe institucione ndërkombëtare kanë bërë shpesh thirrje për diversifikimin e ekonomisë shqiptare. Sektorë të tjerë, si bujqësia prej disa vitesh kanë qëndruar në stanjacion pa ndikuar në rritjen ekonomike të vendit.
LEXO EDHE: Mbi 25 vite punë për të blerë një apartament, 5 minuta për ta humbur, 1 minutë për ta siguruar