8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdarja e tregut të sigurimeve/ "Monitor": Edhe për vitin 2023 u kryesua...

Ndarja e tregut të sigurimeve/ “Monitor”: Edhe për vitin 2023 u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria

Raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023, tregon në nivel të kompanive të veçanta, edhe për vitin 2023 tregu i sigurimeve u kryesua nga Sigal Uniqa Group Austria, që shënoi një rritje të pjesës së saj të tregut në 26.06% të primeve të shkruara bruto.

Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2023 dhe pjesa e saj e tregut u rrit në 19.46%, nga 18.19% që kishte qenë një vit më parë.

Eurosig për vitin 2022 konsolidoi vendin e tretë në treg, me 13.68% të primeve të shkruara bruto.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group rënditet e katërta, me 12.29% të primeve të shkruara bruto, nga 12.47% që mbante një vit më parë. Ndërsa kompania tjetër e Vienna Insurance Group, Intersig për vitin 2023 mban 9.19% të tregut.

Më tej, renditja vijon me Insig, që është tkurrur në 6.87%, nga 7.08% që mbante në vitin 2022 dhe Ansig, që ka zbritur në 6.35% të tregut, nga 6.58% që mbante një vit më parë.

Atlantik për vitin 2022 ka zbritur në vendin e fundit në treg, me 6.11% të primeve të shkruara bruto, nga 6.04% që mbante një vit më parë.

Në nivel të grupeve siguruese, renditja për vitin 2023 kryesohet sërish nga Uniqa Group Austria, me 26.06% të primeve të shkruara bruto, e ndjekur nga Vienna Insurance Group, me 21.48% dhe grupi Eurosig, me 20.55%, shkruan revista “Monitor“.

LEXO EDHE: Arma më e fortë e kompanisë/ SIGAL UNIQA, rreth 15 milionë Euro dëme të paguara gjatë 2023-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat