14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMurtaja afrikane dhe gripi i shpendëve/ Shqipëria ndalon importin e derrave dhe...

Murtaja afrikane dhe gripi i shpendëve/ Shqipëria ndalon importin e derrave dhe shpendëve nga 16 shtete

Për shkak të shfaqjes së infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane” dhe Gripit të shpendëve në disa vende, Shqipëria ka ndalur importet e derrave dhe shpendëve nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Lituania, Estonia, Moldavia, Polonia dhe Ukraina.

Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një afat të pacaktuar.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria, Gjermania, Kroacia, Danimarka, Hollanda dhe Belgjika është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.

Në fletoren zyrtare shkruhet se “Është vendosur ndalimi i importit dhe tranzitimit për në territorin e  Republikës së Shqipërisë, e të gjithë kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, produkteve të tyre, materialit biologjik dhe embrioneve të kafshëve të gjalla të llojit derra, mishin e  freskët dhe nënprodukteve të tyre të kafshëve të llojit derra”.

Gjithashtu, është vendosur ndalimi i importit dhe tranzitimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë të:

a) shpendëve të gjallë shtëpiakë;

b) zogjve 24-orësh;

c) shpendëve dekorativë;

ç) materialit biologjik të shpendëve;

d) vezëve të shpendëve;

dh) mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht;

e)  nënprodukteve  të  shpendëve  të  patrajtuar termikisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat