14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMungon ilaçi i kimioterapisë në QSUT, qytetarët detyrohen ta blejnë privatisht me...

Mungon ilaçi i kimioterapisë në QSUT, qytetarët detyrohen ta blejnë privatisht me çmim të lartë

Medikamenti i kimioterapisë mungon në QSUT, qytetarët detyrohen ta blejnë privatisht me çmim të lartë

Emisioni investigativ “Stop” ka ndaluar në QSUT, pasi një qytetar pretendon se medikamenti Gemnil prej 2 javësh mungon. Ai vjen nga Vlora me të afërmin e tij për kemioterapi, por herën e fundit për shkak të mungesës e kanë blerë 150 mijë lekë të vjetra privatisht. Pas interesimit të emisionit “Stop” në QSUT thonë se medikamenti në fjalë vjen për çështje ditësh pa shpjeguar se pse mungon.

Në fakt, pas pak ditësh me ndërhyrjen e emisionit “Stop”, ky ngërç u zgjidh.

Qytetari: Është farmacia e Spitalit, apo është private kjo?

Farmacistja: Farmacia e Rimbursimit Spitalor. Gemnil? Jo!

Qytetari: Dua të pyes një çikë për këtë ilacin, “Gemnil”, ka ardhur apo jo?

Punonjësja: Ah, s’e di! Do pyesësh te kimio-terapia, te mjeku!

Qytetari: Po interesohem për një ilaç, që ishte me injeksion. Kanë ardhur ca familjarët e mi nga Vlora.

Mjekja: Si e ka emrin?

Qytetari: Xxxxxxxxxx, bën “Gemnil” ato, po s’kishte radhën e parë!

Mjekja: Dhe çfarë të duhet?

Qytetari: Jo, ka ardhur, apo jo si ilaç?

Mjekja: Me rimbursim ë?

Qytetari: E është ky?

Mjekja: Ah, “Gemnil”, jo nuk ka!

Qytetari: Dua të pyes për këtë ilacin tek Onkologjiku, se s’kishte atje!

Informacioni: “Gemnil” (Gemcitabine ). Keni ndonjë të afërm, që është pacient?

Qytetari: Ë dhe dua të pyes, ku do vijnë?

Informacioni: Po kur e ka për ta marrë?

Qytetari: Më datë 9. ( dhjetor)

Informacioni: (Informacioni flet me Drejtoreshën e Farmacisë në QSUT) Po pyesin për një ilaç Gemcitabine) e ka më datë 9 pacienti. Ok, mirë, mirë! Ma sill t’i bëj një foto, dhe t’ia çoj drejtoreshës së farmacisë!

Qytetari: Po s’kishte, se pyeta unë atje!

Informacioni: Po tani, a erdhe për të pyetur?

Qytetari: Të marr vesh, se kur do të vijë?

Informacioni: Unë do të pyes më lart, të jap një përgjigje të saktë! Do më lësh një numër telefoni, që mos të presësh, dhe të marr unë prapë! Do të marr me numër privat.

Qytetari: Si të duash!

Informacioni: Që mos presësh.

Qytetari: Ok!

Informacioni: Alo?

Qytetari: Po!

Informacioni: Ë nesër në mëngjes do të vijë furnizimi.

Qytetari: Shumë faleminderit!

Por çfarë rruge ndoqën pacientët e Onkologjikut për ta siguruar këtë medikament?

Qytetati: Ne u detyruam që të shkojmë tek ato farmacitë aty afër, por ky ilaç kushton 150 mijë lekë dhe këtë çmim çdo dy javë nuk e përballojmë dot.

Lind pyetja, sa kushton ky medikament në farmacitë jashtë QSUT-së?

Qytetari: Si je?

Farmacistja 1: Mirë!

Qytetari: Ë po kërkoj këtë ilacin.

Farmacistja: 1-Jo!

Qytetari: Si kalove? Interesohem për…

Farmacistja 2: Jo!

Qytetari: S’keni ë?

Farmacistja 2: Jo!

Qytetari: Si kalove?

Farmacisti 3: Mirë!

Qytetari: Unë po kërkoj këtë ilaçin.

Farmacisti 3: Jo, s’i mbajmë!

Qytetari: Si kalove? Po kërkoj këtë ilaçin.

Farmacistja 4: E kam!

Qytetari: Sa lekë është?

Farmacistja 4: Ai 1000 mg 63, ai i vogli 200 mg 14.

Qytetari: Pyes për këtë ilaçin. Sa lekë është?

Farmacistja 5: 63 mijë, 62 e 97.

Qytetari: Po ai tjetri, sa është?

Farmacistja 5: Ai është 14 mijë lekë.

Qytetari: 14 mijë ë?

Për këtë rast, emisioni “Stop” i ka nisur një shkresë zyrtare drejtorisë së QSUT-së, ku e pyt se kush është arsyeja e mungesës së këtij medikamenti në pavionin e Onkologjisë. Pas ndërhyrjes së emsionit “Stop” u sigurua medikamenti për qytetarët, po nuk kthyen përgjigje kush ishte arsyeja e kësaj mungese.

Lexo edheSigurimi Privat i Shëndetit, shmangini vetes stresin e gjetjes së parave kur sëmureni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat