Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të reja në fushën e mjedist dhe zhvillimit të turizmit në Jug të vendit. Lumi Vjosë dhe degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.
“Bëhet fjalë për Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në të gjithë kontinentin europian. Pra është një model i ri, është një mentalitet i ri sesi i qasemi mbrojtjes së natyrës. Dhe si e tillë duke parë edhe mënyrën sesi ka ndryshuar tashmë qasja ndaj parqeve kombëtare specifikisht në këto 30 vite e fundit në Europë por edhe në botë është vënë re gjithmonë e më shumë që parqet kombëtare janë një atraksion shumë i madh i turistëve”, deklaron për Euronews eksperi i mjedisit, Olsi Nika.
Ndërkohë specialist i ekoturizimit tha: “Do të ketë një rritje të fluksit falë edhe jehonës kombëtare që i është dhën luginës së lumit të Vjosës, florës dhe faunës që ai mbart”.
Tashmë për ekspertët sfidë ngelet mbrojtja e Parkut Natyror të Vjosës si dhe sigurmi i financimeve për miradministrimin e tij në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.
“Është një sfidë e jashtëzakonshme që shtrohet përpara sepse është një përgjegjësi mjaft e madhe për një vend të vogël si shqipëria që të arrijë të menaxhojë ashtu siç duhet këtë lloj parku komëtar dhe si i tillë duhet që patjetër të ketë asistencë teknike, financiare nga Europa patjetër në mënyrë që të garantojë një mbrojtje efektive ta parku nga njera anë por edhe një zhvillim përreth zonës së parkut ku do të përfitojnë absolutisht më të parët janë komunitetet lokale, bizneset lokale të zonës por edhe ekomomia shqiptare si e tërë”, tha eksperti Nika.
Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyror të Evropës. Për 270 kilometra ai rrjedh pa ndërprerje mes bukurive të pejsazhit dhe biodiversitetit të natyrës.