11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti për sot/ Rrebeshe shiu dhe..., qarqet më të rrezikuara

Moti për sot/ Rrebeshe shiu dhe…, qarqet më të rrezikuara

Moti ditën e sotme do të jetë i shoqëruar nga reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se në qarqet Shkodër dhe Kukës priten gjithashtu reshje intensive deri lokalisht shumë intensive shoqëruar me shtrëngata.

Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 11 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve dhe stuhive”/ Sigurimi i Pronës dhe KASKO, mënyra më e mirë për ti rikthyer diellin jetës suaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat