Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijim.
Temperatura më e ulët u regjistrua në Korçë sot -3°C, ndërsa temperatura maksimale ishte 16°C në Sarandë.
Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm me mbizotërim të kthjellimeve.
Situata ndryshon ditën e Martë dhe të mërkurë ku do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme shiu në formë rrebeshesh të shpejta dhe stuhi afatshkurta. Reshjet e dëborës do të jenë prezentë në Alpe dhe relievet malore në lindje.
Vlen të theksohet elementi i erës si intensiv dhe problematik me drejtim juglindje-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera herës era fiton shpejtësi 13-25m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.
Ditën e Enjte do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm me reshje shiu të përqendruara në jug të vendit, ndërsa ditën e Premte ndërprerje të reshjeve.