5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i acartë, rriten incidentet nga zjarri në banesa/ Si të evitojmë...

Moti i acartë, rriten incidentet nga zjarri në banesa/ Si të evitojmë kostot financiare

I ftohti i acartë që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka shtuar edhe përdorimin e mjetëve ngrohëse si i vetmi shpëtim.

Por përdorimi masiv i tyre ka bërë që edhe incidentet nga zjarri në banesa të rritet.

Komandanti i Stacionit të Zjarrfikësve të Kombinatit në Tiranë, Luan Shehu, i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel shprehet se gjatë stinës së dimrit ngarkesa e rrjetit elektrik dhe përdorimi në masë i gazit shkaktojnë jo pak probleme në banesa.

Ndërkohë, moderatori i emisionit Isli Islami tregoi edhe shembuj të ditëve të fundit ku banesa të ndryshme janë përfshirë nga flakët.

“Më i fundit është ai i një të moshuari në një fshat të Matit. Si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik shtëpia e 80-vjeçarit u përfshi nga flakët, për pasojë shtëpia e fqinjes së tij gjithashtu u përfshi nga flakët.

Krahas dëmeve materiale, ka patur edhe të lënduar. Ndoshta shumë prej këtyre incidentëve miq, ne nuk i kemi në dorë por gjatë këtyre ditëve kur përdorimi i mjeteve ngrohëse është i madh, mund ti parandalojmë”, apeloi gjatë emisionit gazetari Isli Islami.

Por si mund ti shmangim kostot e mëdha financiare që le pas një zjarr?

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda. Dhe të mendosh koston e sigurimit? Duke nisur nga 0.5 euro për metër katror.

Lexo edhePagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,

Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Çdo individ apo strukturë që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Mos harroni! Gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA Group Austria, si asnjë kompani tjetër sigurimesh në vend, ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëme vetëm për Sigurimin nga Zjarri. Ndërkohë, ofron edhe një tjetër mundësi të artë, Sigurimin e Shtëpisë me këste.

Lexo edheA mund ta paguaj me këste Sigurimin e Shtëpisë? Me SIGAL UNIQA tani mundesh

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

Intervista e plotë me shefin e zjarrfikëses:

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat