13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMos e beso po deshe! Këto janë siguracionet më të çuditshme që...

Mos e beso po deshe! Këto janë siguracionet më të çuditshme që keni dëgjuar

Mbrojtja e vetes ndaj rreziqeve ka qenë një nga nevojat më të lashta dhe parësore. Dëshmi e kësaj janë format e para dhe më të vjetra të sigurimit, të cilat datojnë në kohët e lashta: në Babiloni, në Greqi, por edhe në Egjipt.

Një nga metodat e para të dokumentuara të kufizimit të humbjeve është shënuar në Kodin e Hammurabit, i shkruar rreth 1750 vjet p.e.s. Sipas kësaj metode, një tregtar që merr një kredi do t’i paguante huamarrësit një shumë shtesë parash në këmbim të një garancie se kredia do të anulohej nëse dërgesa do të ishte vjedhur.

Në vitin 1000 p.e.s., punëtorët që ndërtonin tempujt nën urdhrin e mbretit Salomon në Jerusalem, ju përqasën një mënyre kompensimi për aksidentet që ndodhnin në kantiere.

Më 1762, në Angli lindi sigurimi i jetës së individit, me publikimin e tabelave të para të mortalitetit, që asokohe e vlerësonin jetëgjatësinë mesatarisht deri në 33 vjeç. Sigurimet e jetës u dekretuan më pas nga mbreti i Anglisë, Xhorxhi III, duke gjetur kështu një legjitimitet të rëndësishëm institucional. Në shekullin pasardhës ky lloj sigurimi u përhap në gjithë Europën, duke krijuar kështu panoramën moderne të tregut të sigurimeve.

Por mes shumë siguracioneve që njohim dhe i hasim në përditshmërinë tonë, në botë ekzistojnë polica të tilla, qindra milionë dollarë, që realisht të lenë pa fjalë.

Disa shembuj të policave të sigurimit më të çuditshme në botë:

Gjoksi, fundshpina, zëri… Sa shpenzojnë Vip-at për sigurimin e pjesëve të trupit

Me pasurinë vjen fuqia për të bërë pothuajse gjithçka. Dhe shumat që shpenzojnë personazhet e famshëm për të siguruar pjesë të ndryshme të trupit janë me të vërtetë të çmendura.

Shembujt më të famshëm:

Julia Roberts (aktore) ka siguruar buzëqeshjen për 30 milionë dollarë

Kim Kardashian (Show-Girl) ka siguruar fundshpinën për 100 milionë dollarë

Heidi Klum (modele) ka siguruar këmbët për 2.2 milionë dollarë

Bruce Springsteen (këngëtar) ka siguruar zërin për 6 milionë dollarë.

Monica Belluci (aktore) ka siguruar gjoksin për 6 milionë dollarë

Jeff Back (kitarist) ka siguruar gishtat për 1 milion dollarë

Sigurimi i karrierës

Është fjala për karriera si ato të sportistëve të famshëm, apo për njerëz karriera e të cilëve zgjat për pak vjet dhe është e vetmja mënyrë jetese.

Për shembull; nëse ylli i futbollit David Beckham do të pësonte një dëmtim që do t’i jepte fund karrierës së tij, siguruesi do ta dëmshpërblente me 151 milionë dollarë.

  • Lionel Messi (futbollist) ka siguruar këmbën e majtë për 750 milionë dollarë
  • Cristiano Ronaldo (futbollist) ka siguruar gjunjtë për 103 milionë dollarë
  • Try Polamalu (lojtar NFL) ka siguruar krahët dhe kokën për 1 milion dollarë

Sigurimi nga Fantazmat

Edhe pse duket e çuditshme, disa kompani sigurimi ofrojnë edhe një policë të tillë, të cilat mbulojnë dëmet e shkaktuara nga shpirtra dhe fantazma.

Por si në çdo biznes tjetër, arsyeja që ofrojnë një shërbim është se dikujt i ka lindur nevoja për t’u mbrojtur nga një rrezik i tillë.

Pasi pretendoi se kishte parë një fantazmë në pronën e tij, një pronar hoteli në Britani, bleu një policë sigurimi prej 1 milion paundësh për t’u siguruar nga vdekja apo paaftësimi për shkak të fantazmave.

Sigurimi nga Rrëmbimi i Alienëve

Duke konsideruar numrin e madh të njerëzve që besojnë në takimet me llojin e tretë, nuk ka pse të jetë aq e çuditshme të duash të mbrohesh nga një rrezik i tillë.

Janë të paktën tre kompani të ndryshe sigurimesh që e ofrojnë këtë policë në botë, madje kanë dhënë edhe dëmshpërblime! Kështu që po të jeni ndër ata që jetojnë me frikën nga alienët, mund të jetë polica e përsosur për të qetësuar mendjen.

Sigurimi nga Ndërrimi i Mendjes

E keni parë filmin “Runaway Bride” ku aktorja e famshme Julia Roberts luan rolin e nuses që braktis burrat në altar dhe çon dëm çdo shpenzim dhe lodhje për të organizuar ditën e dasmës.

Ndaj ekziston një kompani sigurimesh që ofron “Sigurimin nga Ndërrimi i Mendjes” në rastet kur nusja ose dhëndri anulojnë dasmën.

Por kujdes! Dëmshpërblimin nuk e përfiton as nusja e as dhëndri por vetëm “palët e pafajshme” që kanë financuar dasmën. Për shembull, prindërit.

Sigurimi nga lindjet e shumëfishta

“Bli një, merr një falas” janë sllogane reklamuese që i shohim në shumë dyqane apo markete, por kur bëhet fjalë për shtatzëninë kjo nuk ndodh.

“Sigurimi i lindjes së shumëfishtë” rimburson nënat shtatzëna për kostot e shtuara të një lindjeje “të papritur”. Pelenat janë mjaft të shtrenjta për një fëmijë, e lëre më dy.

Ky siguracion është mjaft i popullarizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurimi i insekteve

Shumë njerëz mendojnë se sigurimi i pronarit të shtëpisë ose qiramarrësit të tyre është gjithëpërfshirës, ​​vetëm për t’u zhgënjyer kur bëjnë një kërkesë “të pambuluar”.

Në Florida, trajtimi i një infektimi nga insekte i kushton pronarit të shtëpisë rreth 1000-2000 dollarë, por nëse zotëroni një sërë apartamentesh, këto kosto mund të rriten shumë më shumë.

Edhe pse mund të duken qesharake, mbi të gjitha në Shqipëri ku kultura e të siguruarit është ende e dobët dhe ku e kemi të vështirë të sigurojmë edhe gjërat tona më të shtrenjta, shëndetin dhe prona, këto policat e mësipërme të sigurimit ekzistojnë sepse dikush, diku, ka frikë të humbasë diçka të vlefshme.

Fundja, çdo gjë mbi tokë është e sigurueshme…

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat