11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Monitor": 13.6 milionë euro në 9 muaj, shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA...

“Monitor”: 13.6 milionë euro në 9 muaj, shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA për sigurimin e pronës

Për periudhën janar-shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet e pronës përbëjnë gjithsej rreth 12.8% të primeve totale të sigurimit në Shqipëri, në rritje të lehtë nga niveli prej 11.4% i një viti më parë.

Të dhënat e AMF tregojnë se tre kompani sigurimesh zotërojnë rreth 78% të primeve totale të shkruara bruto nga ky produkt.

Kompania më e madhe në treg, SIGAL UNIQA Group Austria, për 9 muajt e parë të vitit 2021 zotëron rreth 40.9% të primeve të shkruara bruto, afërsisht në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, shkruan revista “Monitor”.

Lexo edheSIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve/ Publikohet raporti i AMF

Mbështetur në të dhënat e AMF, deri tani në Shqipëri rezultojnë gjithsej rreth 38 mijë prona të siguruara. Megjithëse numri i kontratave të sigurimit është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, përdorimi i këtij produkti sigurimi nga shqiptarët ngelet në nivele të ulëta dhe i lidhur kryesisht me sigurimin e kolateraleve për kreditë bankare.

Lexo edhe: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota

Edhe pse shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, e kemi shumë të vështirë të shpenzojmë shumë here më pak për sigurimin e tij.

Shqiptarët konsumojnë mesatarisht vetëm 35 euro për frymë për siguracione, ndërkohë që Europa shpenzon rreth 3000 euro, ndërsa SHBA plot 6000 dollarë.

Po sa kushton sigurimi i shtëpisë?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul dhe ju bën hatanë, atëherë SIGAL UNIQA Group Austria, do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.

SIGAL UNIQA ka shembullin konkret të familjeve që ju dëmtuan shtëpitë nga 2 tërmetet e vitit 2019. 2 mijë familje që ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA u dëmshpërblyen menjëherë dhe sot ata e kanë shtëpinë edhe më të mirë nga çfarë e kishin para tërmetit.

Për vitin 2020, vetëm për dëme në Sigurimin e Pronës, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar te klientët e saj plot 6.2 milionë euro, ndërsa për periudhën Janar-Shtator 2021 mbi 2 milionë euro.

Pyetini ata se çdo të thotë të sigurohesh dhe në rast dëmi të të rikthehet shtëpia siç e ke patur më përpara.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria.

Për më shumë informacioni vizitoni: www.sigal.com.al

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat