Shpejt pacientët e shëndetshëm të informuar do të jenë gjithashtu në gjendje që të monitorojnë presionin e tyre të gjakut, nivelet e glukozës në gjak, nivelet e kaliumit dhe tregues të tjerë kyç me të njëjtat pajisje të modës së fundit që mund të vishen.
Si në shumë fusha të tjera, ne jemi në procesin e aplikimit të shpejtë të teknologjisë dixhitale në mjekësi, në kujdes shëndetësor dhe në vet trupat tanë. Ne po përqafojmë inteligjencën artificiale për të përmirësuar diagnozat mjekësore dhe trajtimin e tyre; ne po përdorim robotët për t’u kujdesur për të moshuarit dhe njerëzit që janë më vulnerabël; ne po përdorim fuqinë kompjuterike për të zbërthyer kodin e vet ADN-së tonë dhe ne po i përdorim të dhënat gjenetike të grumbulluara për të personalizuar trajtimin mjekësor për pacientët me sëmundje serioze.
Sot, konsumatorët që janë në formë dhe në gjendje të mirë shëndetësore janë duke vendosur rreth kyçeve të tyre sensor, ku vet trupat e tyre janë duke numëruar hapat, për të matur se sa në formë ata janë, për të monitoruar zemrën e tyre, frymëmarrjen, stresin, nivelet e oksigjenit në gjak dhe zakonet e tyre të gjumit.
Së shpejti pacientët e shëndetshëm të informuar do të monitorojnë gjithashtu presionin në gjak, nivelet e glukozës në gjak, nivelet e kaliumit dhe tregues të tjerë kyç nëpërmjet këtyre pajisjeve që mund të vishen në trupat tanë (pa pasur nevojën për të përdorur pajisje të pavolitshme ose testimet e mundimshme të gjakut).
Makineritë elektrokardiograme (njësitë ECG) tani janë po aq të lira sa aksesorët për smartfonë që mund të vishen, duke i lejuar pacientët që të monitorojnë vet ritmin e tyre kardiak gjatë ditës dhe, kur është e nevojshme, për të dërguar menjëherë rezultatet specialistëve të tyre të zemrës për interpretime të mëtejshme (dhe, me ndihmën e inteligjencës artificiale, interpretimi bazik tani mund të bëhet nga vet pacientët). Dhe aksesorët më të fundit nga Apple me orat e tyre të zgjuara ofrojnë mundësinë e matjes së thjeshtë të ECG-së direkt tek pajisja në kyçin e përdoruesve të tyre.
Skanerat me kosto të ulët, që mbahen në dorë dhe që janë të pajisur me ultratinguj janë gjithashtu të disponueshëm si aksesorë për smartfonë dhe gratë shtatëzëna mund të kenë sigurinë e monitorimit të lëvizjeve të foshnjes në kohë reale në rehatinë e shtëpive të tyre. Mjekët dhe trajnerët sportiv mund të kryejnë kontrolle paraprapke mbi dëmtimet e ndodhura në fushën e lojës, ose të monitorojnë palestrat ose pishinat.
Robotët janë përdorur prej një kohe të gjatë në sallat e operacioneve për të kryer ndërhyrje kirurgjikale me saktësi maksimale, por me rënien drastike të kostove të këtyre robotëve dhe me rritjen e funksionalitetit të tyre, tani gjithnjë edhe më shumë operacionet po kryhen nga makineritë që po punojnë nën mbikëqyrjen e njerëzve. Ç’është më e rëndësishmja, kirurgët njerëz janë në gjendje që të kontrollojnë kirurgët robotë në distancë (‘tele-kirurgjia robotike’) dhe kjo do të thotë se, ekspertiza e rrallë kirurgjikale është tani e disponueshme kudo në botë. Deri në vitin 2040 aftësia e asistentëve robotik kirurgjikal dhe shpejtësia dhe besueshmëria e komunikimeve në rrjet do të ketë arritur atë saqë kirurgët specialistë njerëz, p.sh., një kirurg syri, do t’a kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tij me pacientët të cilët ndodhen fizikisht në një vend ose kontinent tjetër.
Kur robotët përdoren si ndihmës në kirurgji, operacionet zakonisht janë përfunduar me saktësi, me prerje të vogla, me ulje të humbjeve të gjakut, më pak dhimbje, dhe një kohë më të shpejtë rikuperimi. Ç’është më e rëndësishmja për spitalet, qëndrimi i pacientëve të shtruar në spital është reduktuar gjithashtu.
Sot gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, disa pacientë mund të zgjedhin të zhyten në botët e realitetit virtual sesa t’i nënshtrohen procedurës tradicionale të anestezisë.
Printerat 3D të kontrolluar në mënyrë dixhitale janë duke prodhuar tashmë kocka zëvendësuese me porosi, pjesë të trupit dhe proteza, duke i prodhuar këto pjesë në vendndodhje që janë afër vendndodhjes së pacientit (p.sh., në spitale), duke i ofruar këto me shpejtësi dhe në kosto shumë më të ulta sesa teknikat e prodhimit në mjekësisë tradicionale.
Një ‘start-up’ izraelit tani është në gjëndje që të printojë në 3D skeletin e mushkrive të cilat i lejojnë qelizat burimore që do të përdoren për rritjen e mushkrive të reja për transplantimet njerëzore.
Çdo gjë rreth mjekësisë dhe mirëqenies është duke u transformuar nga teknologjia dixhitale.